FOTO/ Dr Liri Berisha  sjell në Tiranë eksperten e fizioterapisë pediatrike nga Kuvajti: ja çfarë diskutojnë...

FOTO/ Dr Liri Berisha sjell në Tiranë eksperten e fizioterapisë pediatrike nga Kuvajti: ja çfarë diskutojnë...

23:30, 24/11/2017
A+ Aa A-

Një eksperte në fushë së Fizioterapisë pediatrike nga Ministria e Shendetësisë së Kuvajtit ka vizituar sot qendrat rajonale për autizmin në Farkë dhe Sauk.

Dr. Suad Eid Farhan Alanzi, njëherësh edhe themeluese e klinikës “Developmental Coordination Disorder” në spitalin Sabah dhe NBK, është pritur sot nga Dr.Liri Berisha për të parë dhe folur mbi punën që bëhet aktualisht në keto qendra për fëmijët me çrregullim të spektrit autik.

Dr. Suad Eid Farhan Alanzi, pa nga afër terapi të fëmijëve dhe punën mes terapistëve dhe fëmijës, duke u interesuar për metodat që perdoren dhe çfarë efikasiteti kanë patur ato.

Ajo u takua me disa prej terapistëve tanë qe u trajnuan një vit më parë në Kuvajt dhe u shpreh e lumtur qe eksperienca e marrë kishte qenë shumë pozitive dhe frytdhenëse gjate implementimit në qendrat tona.

Znj. Alanzi, shprehu vlerësim maksimal për punën e bërë deri me tani Fondacioni Fëmijët Shqiptarë duke vlerësuar si teper të rendesishem edhe kontributin e dhënë nga Shteti i Kuvajtit për autizmin dhe përmes qendrave tona.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco