FOTO/ Unaza e Jashtme e Tiranës, IKMT shemb banesa në Farkë e Paskuqan

FOTO/ Unaza e Jashtme e Tiranës, IKMT shemb banesa në Farkë e Paskuqan

13:02, 30/10/2017
A+ Aa A-

IKMT ka ndërmarrë në operacion shembjesh në Farkë dhe Paskuqan të Tiranë në kuadër të projekteve publike; është planifikuar prishja e 23 objekteve një, dy dhe tre katëshe, lokale dhe banesa.

Operacioni i IKMT realizohet në kuadër të projektit për ndërtimin e unazës së jashtme të Tiranës, pjesa verilindore e saj, që përfshin segmentin kthesa e Saukut-Bregu i lumit.

Një pjesë e objekteve që kanë nisur të prishen nga IKMT janë shpronësuar, ndërkohë që pjesa tjetër janë shpallur të jashtëligjshëm. 

Po sot, IKMT ka prishur dy objekte në zonën e Paskuqanit, pranë lumit të Tiranës, që sipas IKMT-së, ishin pengesë për realizimin e projektit "Rehabilitimi i lumit të Tiranës". Objektet e prishura ishin të jashtëligjshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco