Gramshi mbetet pa mish, i mbyllet thertorja

Gramshi mbetet pa mish, i mbyllet thertorja

12:06, 20/10/2017
A+ Aa A-

Qyteti i Gramshit ka mbetur pa mish të freskët. Që nga fundjava e kaluar e në vazhdim, në thertoren e vetme nuk theren më bagëti për shkak se ajo u mbyll nga AKU. AKU e ndërmori vendimin në fjalë pas udhëzimit të fundit të Kryeministrit ku kërkohet që ky proces të realizohet me standarde dhe jo në thertore rëndomta apo në anë të rrugëve. Kasapët e Gramshit kanë ngritur shqetësimin pasi po shkojnë drejt falimentit. Ata kërkojnë që të investohet në ngritjen e një thertoreje sipas parametrave të kërkuara dhe janë të gatshëm që të paguajnë të gjitha detyrimet. E vetmja mundësi e tyre është që të dërgojnë kafshët për të therur në Elbasan ose Korçë. Por kjo nënkupton kosto të lartë për shkak të transportit e për pasojë një kilogram mish shkon dyfishin e çmimit aktual. Tregtarët Pëllumb Bora, Elton Shaliu dhe Ismail Çekrezi shprehen se kjo është një situatë jonormale dhe të gjitha njësitë tregtare që furnizoheshin me mish të freskët janë boshatisur. 

“Ne duhet të ngarkojmë kafshët e ti dërgojmë për ti therur dhjetëra kilometra larg, në Korçë, apo Elbasan. Kjo është njëra anë. Nga ana tjetër, ,ishi i therur kërkon kushte të larta hijeno­sanitare dhe makina frigoriferike gjë që ne si kemi pasi kanë kosto e nuk mund ti blejmë. Por edhe nëse do ti kishim transporti i kafshëve dhe mishit shkon me kosto të lartë dhe i bie që qytetarët e Gramshit ta blejnë një kilogram mish sa dyfishi i kostos reale”. Ndërsa është krijuar kjo situatë AKU nuk do t'ia dijë pasi deklaron se thjesht në këtë rast po zbaton ligjin në interes të konsumatorëve. Dhe kështu Gramshi po kërkon metoda të reja të furnizohet me mish. Infoelbasani.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco