Gjermanët protestojnë kundër dëbmit të nënës shqiptare me 8 fëmijë

Gjermanët protestojnë kundër dëbmit të nënës shqiptare me 8 fëmijë

07:31, 20/10/2017
A+ Aa A-
Rreth 20 deri 30 persona kanë protestuar në Dresden kundër dëbimit nga Gjermania të një familjeje shqiptare nga Kosova. Është dashur ndërhyrja e policisë për të ndërprerë bllokimin e rrugës që protestuesit e kishin bërë në natën e të mërkurës, ka sqaruar një zëdhënës i policisë, shkruan tag24.de.

Ndaj dy protestuesve, policia do të ushtrojë kallëzim penal pasi që ata gjatë përpjekjes së policisë për heqjen e bllokadës kishin ofruar rezistencë të ashpër ndaj saj, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, policia njofton se nuk ka pasur të lënduar.

Protesta ishte bërë për të penguar dëbimin në Kosovë të një nëne me tetë fëmijët e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco