Tirana gati të mirëpresë 2500 vrapuesit e Maratonës

Tirana gati të mirëpresë 2500 vrapuesit e Maratonës

12:26, 13/10/2017
A+ Aa A-

 Tirana është gati për të mirëpritur rreth 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës që do të marrin pjesë në maratonën që do të zhvillohen këtë të diel.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një takim me organizatorët e Maratonës për të koordinuar detajet e fundit për mbarëvajtjen e këtij organizimi. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Maratona e Tiranës do t’i japë një impuls pozitiv edhe ekonomisë së qytetit, ndërsa bëri të ditur se numrit i lartë i pjesëmarrësve ka bërë që të gjithë hotelet t’i kenë të rezervuara dhomat.

“Është hera e parë që Maratona është e certifikuar zyrtarisht, ndërkombëtarisht. Kjo do të thotë që edhe do monitorohemi në këtë aspekt, megjithatë besoj që do jetë një festë e  madhe për të gjithë Tiranën dhe ky grup ka në dorë cilësinë e kësaj feste dhe mbarëvajtjes së punëve.

Ne presim si vrapues profesionistë rreth 2500 atletë nga 40 vende të ndryshme të botës, duke filluar nga Azia e largët, Afrika, Amerika Latine, SHBA e Europa, pra është edhe një mundësi fantastike për të prezantuar si një kartolinë qytetin e Tiranës.

Ne jemi në një situatë sot ku çdo shtrat hoteli është i rezervuar në Tiranë. Në këtë sens është diçka e mirë edhe për ekonominë e qytetit. Dua t’u bëj thirrje të gjithë restoranteve, bareve e lokaleve që të jenë mikpritës e të prezantohemi sa më mire”, theksoi Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco