‘Mafialand e quajmë Shqipërinë’-Iriqi bisedon me ambasadorin Lu

‘Mafialand e quajmë Shqipërinë’-Iriqi bisedon me ambasadorin Lu

17:50, 03/10/2017
A+ Aa A-

Iriqi: -Përmendët 4 familje mafioze që drejtojnë vendin.

Lu: -Nuk doja t’u trembja se janë 61 familje.

Iriqi: -61?

Lu: -Po. Në çdo bashki ka hyrë një mafioz. Ai përlan gjithë fondet. Ja, shembulli i fundit. Tek sheshi “Skënderbej” u tha se do vendoseshin pllaka guri nga Çamëria. Dhe e di çfarë u shtruan? Pllaka të banjës së Shpëtim Idrizit. Ai rregulloi wc e ato pllaka që hoqi ia shiti Erionit. Aq shtrenjtë sa u duk sikur u blenë prej mermeri grek.

Iriqi: - Si e justifikuan çmimin?

Lu: - Me transportin. Është larg Çamëria,shtuan dhe zhdoganimin e me aq para Timi bëri dhe wc e vjehrrës.

Iriqi: - Fevziu të dha të drejtë, por shtoi se ti nuk i di të gjitha.

Lu: - Hahaha, Fevzo koqja, kështu thoni ju shqiptarët se ne amerikanët i shtojmë një fuck. Ai shkroi se ka media që mbahen me paret e drogës. Më mirë me paratë e hashashit se me lekët e buxhetit që funksionojnë tv-të kombëtare. Nuk ka emision a koncert pa buxhetin e qytetarëve. Me ato para mund të bëhej rruga e Dibrës, ujësjellësi i Vlorës, pastrimi i Gjanicës. Ja, këto i di unë, por do flas më vonë.

Iriqi: - Prapë vonë fole për mafiozët. Pse?

Lu: - Nuk jam vonë. Fola në hapje të lotarisë amerikane. Qe mafiozët te aplikojnë, ne u japim green card e pastaj ua qethim pasurinë. Ne gjëmojmë paranë, ajo na çon tek mafiozi. Ju sa e kapni ai ju nxjerr teserën e partisë. Bile kanë dhe foto me Edin. Kaq u duhet. S’ka polic që guxon më tej.

Iriqi: - Mendoni vërtet se 4 klane kriminale drejtojnë vendin?

Lu: - Sot vendi quhet Mafialand. Nuk ka pjesë të jetës ku nuk gjendet mafia.

Iriqi: - Keni fakte?

Lu: - Ja, sa për ilustrim. Në rrugët e Tiranës ka plot të rinj që shesin parkimet.

Iriqi: - Parkimet?

Lu: - Po. Duan një mijë ose dy mijë të vjetra në orë. Janë kaq e kaq poste. Nëse nuk paguan e gjen makinën me gërvishtje a goma të therura. Do biznes të qetë atëherë i jep 10% të xhiros një punonjësi të bashkisë. Do barazi, se lokali përballë nxjerr tavolina në rrugë e ti jo? Paguaj një polic e kaq. Do vizitë mjekësore pa radhë e vonesa, fut një zarf tek xhepi i mjekut. Do të regjistrosh fëmijën në çerdhe? Nuk ke shans pa paguar drejtorinë e arsimit. Kështu pa fund edhe për punë, edhe për ndihmë mjekësore, edhe për leje të ndërrosh tjegullat. Shpëton ti nga mafia vetëm në se vdes. Por e hanë prapë të afërmit se do u kërkojnë para qe t’u varrosin në parcelë të mirë, mos jesh në rrugë, jo pranë ndonjë përroi etj., etj.

Iriqi: - Po ju pse e mbështetet Ramën para zgjedhjeve?

Lu: - Se nuk më ishte ndërrua akoma shefi atëherë. Ai donte që Rama të fitonte.

Iriqi: - Pse?

Lu: - Se dhe Rama e zbatoi porosinë e shefit tim. Iu kërkua te shante Trump që shqiptarët në USA të votonin Hillaryn. E Rama i qëndroi fjalës. Bile e tejkaloi. E quajti Trumpin rrezik botëror. E ngatërroi me Bin Ladenin. Është servil i madh. Nuk e bën dysh fjalën e eprorit. Kështu i lëpihej dhe Nanos e Metës kur ia kishte nevojën.

Iriqi: - Besoni se do e kapë vettingu kryeministrin?

Lu: - Hë për hë jo.

Iriqi: - Pse hë për hë?

Lu: - Se është i gjatë. Porositëm krevat të madh. Nuk mund të flerë në aktualët, i palosur. Se dhe ai njeri është, gëzon te drejtën për trajtim normal. Apo jo? Hahaha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco