Braimllari: Më shpejt merr informacion krimi i organizuar se Policia

Braimllari: Më shpejt merr informacion krimi i organizuar se Policia

14:24, 25/09/2017
A+ Aa A-

Deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka ngritur sot në Komisionin e Sigurisë një shqetësim lidhje me besueshmërinë e ulët të policisë në vend. Braimllari i bëri këto komente pasi deklaroi se LSI e mbështet asistencën suedeze për projektligjin “për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Suedisë dhe Shqipërisë  për forcimin e policimit në komunitet”

“Ajo që më shqetëson nuk ka të bëj me projektligjin por me dy drejtime kryesore që synojmë të arrijmë nga forcimi i policimit në komunitet. E para, ju zoti Zëvendësministër, thoni do marrim më shumë informacione, nga kush do merrni informacion? Sepse me shpejt merr informacion krimi i organizuar sesa Policia e Shtetit për shkak të lidhjeve që ka me Policinë. Për çështjen e klimës së besimit Policia e Shtetit duhet të ngjallë besim në komunitet.

Ngjarjet e fundit kane ulur ndjeshëm besimin e policisë tek qytetarët në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të drogës për shkak të lidhjes që kanë krimi i organizuar me drejtuesin e policisë së shtetit dhe atij që drejton qeverinë. Për këtë arsye aleanca shumë e rëndësishme me qytetarin është kompromentuar rëndë për shkak të drejtuesve të policisë”, deklaroi Braimllari në komisionin e Sigurisë./Gsh

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco