Zbulohen letrat që Ismail Kadare shkruante për Fatos Lubonjën, para dhe pas rrëzimit të diktaturës

Zbulohen letrat që Ismail Kadare shkruante për Fatos Lubonjën, para dhe pas rrëzimit të diktaturës

12:38, 20/09/2017
A+ Aa A-

Liri Lubonja, bashkëshortja  e Todi Lubonjës dhe nëna e Fatos Lubonjës i është përgjigjur sot me tone të forta, intervistës së Ismail Kadaresë në News 24 ku shkrimtari akuzonte Fatos Lubonjën, së pari se e ka rrezikuar gjatë deponimeve të tij në prokurori, në kohën e komunizmit, dhe dy se ai ka denoncuar të atin pasi e urrente atë.

Si nënë, si grua dhe si dëshmitare znj. Lubonja, në një shkrim të gjatë për Panorama, hedh poshtë ato që i quan shpifje për qëndrimin e të birit në hetuesi.

Por ajo ndalet më shumë tek marrëdhënia e të birit me Kadarenë.

Në shtyp është përmendur shpesh deponimi i Lubonjës që tregonte se i ati, i dënuar nga Enver Hoxha, pëlqente shumë Kadarenë si shkrimtar (pra interpretimi është se donte ti bënte keq, pasi derisa një armik e çmonte Kadarenë, kjo nuk qe një gjë e mirë) dhe se ai shkëmbente libra të ndaluar me të.

Znj. Lubonja i hedh poshtë këto akuza.

Të parën pasi sipas saj në dokumentet arkivore del se Lubonja ka thënë se i ati pëlqente jo vetëm Kadarenë, por edhe Agollin, dhe këtu emir i Dritëroit është hequr me qëllim nga botimet e sotme.

E dyta se ai e bënte këtë për të mbrojtur të atin që e akuzonin se nuk e çmonte letërsinë e Realizmit Socialist, por vetëm atë borgjeze dhe revizioniste. Ndërsa për librat e ndaluar ajo thotë se nuk shkëmbenin të tillë me Kadarenë, se ai lexonte vetëm në një gjuhë që ata nuk e flisnin, në rusisht.

Ndërkohë ajo i përmend Ismailit, që kur u dënua Todi Lubonja, ai e quajti atë “armik të tërbuar” dhe “antishqiptar”.

Por pika më e fortë që Liri Lubonja nxjerr për herë të parë janë letrat që Helena Kadare, në emër të saj dhe të të shoqit, ka shkruar pas lirimit të Fatosit nga burgu, pas përmbysjes së komunizmit.

Ajo ka treguar me faksimile fjalët që Kadaretë shkruanin për Lubonjën si një njeri fisnik, tolerant, të mençur, gjeneroz.

Dhe pasi nxjerr këto bashkëbisedime personale, Liri Lubonja pyet: A mund të shkruante kështu në vitin “91, Ismaili dhe Helena, për një njeri nga procesi i hapur dhe publik i të cilit, ishin rrezikuar në mesin e viteve” 70.

Pra kjo sipas saj është prova se Ismail Kadare nuk e ka inatin me Fatos Lubonjën që ka dashur të dënojë në gjyq, por me Lubonjën publicist shkrimtar dhe gazetar që e ka konsideruar veprën e Ismailit si një zgjatim artistik të ideologjisë së Enver Hoxhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ismaell21/09/2017 13:35

ne qe e kemi jetuar ate kohe e dijme se cdo te thoshte te jesh anetar i KQPPSH dhe zvKryetar i Frontit Demokratik te Shqiperise!!!!!! ej, ku je ti, me ke po fol??? hahaha DIsident apo disiLESH? Po vjen prape muaji Tetor, Kadare mbaje me dor! Se te njohu edhe Bota, se mer Nobelin me ,,Zor'' .

Pellazgu20/09/2017 17:26

Ky po që ka qenë disident. Ndërkohë që pseudodisidenti Aleksandër Sollzhenicin rrëshqiste me "patina", duke harbuar në kulmin e "kënaqësisë" mbi në akullin e gulagut, në Siberinë e largët, ky "copëtohej", duke punuar si qen, për të përmbushur detyrat si zëvendës i Nexhmije Hoxhës në kreun e Frontit Demokratik.

Ajo20/09/2017 16:35

Turp per Kadarene qe e shtremberon te verteten dhe njollos figura publike ( ne fakt nuk besoj se Kadare vlereson apo respekton te pakten te gjallet; cdo gje eshte ne funksion te madheshtise se tij) me nje lehtesi te cuditshme. Valle ka harruar Kadare se eshte 80 vjec? Une besoj se sa me shume moshohet njeriu aq me i kujdesshem behet kur gjykon te tjeret. Dhe akoma me i cuditshem eshte fakti qe ai, mendjemprehti dhe hakmarresi i pameshirshem bash njelloj si ne rinine e tij, papritmas e ze " amnezia" dhe nuk di si te prononcohet per zgjedhjen e Rucit si kryetar i Kuvendit Popullor. Mbase e ka nga pleqeria? Nuk besoj aspak! Kadareja, pavaresisht se na ka lodhur se mbushuri mendjen se e luftonte diktaturen ( duke qene ne te njejten kohe edhe i perkedheluri i saj) edhe sot pas 27 vjetesh mbeshtet vetem PS ( PPSh) ne radhet e se ciles militoi jo nga halli por me ndergjegje te plote.

Shto koment

Denonco