Sa u zgjodha deputet, Londra më kërkoi të mbyll llogarinë! - Të qeshura në Kuvend nga ironitë e Shehajt për Ramën

Sa u zgjodha deputet, Londra më kërkoi të mbyll llogarinë! - Të qeshura në Kuvend nga ironitë e Shehajt për Ramën

13:45, 13/09/2017

Deputeti i ri i Partisë Demokratike Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij nga Kuvendi, ka nxitur debat dhe të qeshura në radhë të deputetëve. Por në fakt deputeti i PD­së, ngriti një sërë shqetësimesh ku ndër to theksoi se politikanëve shqiptarë nuk iu lejohen llogaritë bankare në Angli.

"Kryeministri po na flet se do të bëjë çertifikata online. Unë nuk jam marrë me politikë. Por, ku u zgjodha, pas tre ditësh më komunikuan - jo jo, më morën në telefon nga banka në Angli, në Londër, zoti Kryeministër e më thanë që duhet të mbyllja llogarinë në bankë.

Sipas rregullit në Angli, edhe bankave nuk u lejohet që të hapin llogari bankare për politikanët shqiptarë. Mbase një pjesë prej jush e dinë. Unë nuk kisha llogari bankare, kisha një llogari biznesi.

Kush e di pse-në?! Mesa duket ju njohin mirë. Nuk iu hapin dot asnjë llogari bankare! Imagjinoni si e keni katandisur veten. Lërini shfaqjet”, tha Shehaj./panorama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo13/09/2017 14:13

Eshte shpejt te japesh opinione per politikanet rishtare, por qe ne prezantimin e tij te pare, Z. Shehaj me ka impresionuar me inteligjencen e tij. Shpresoj dhe besoj qe ai do te dallohet si nje nga opozitaret dhe parlamentaret me te mire te ketij parlamenti qe ne shumicen derrmuese perbehet nga medioker.

Shto koment