Rama njofton se të dielën shpall qeverinë e re, zbulon një portofol të ri ministror

Rama njofton se të dielën shpall qeverinë e re, zbulon një portofol të ri ministror

11:34, 24/08/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se të dielën, më 27 gusht 2017, do të shpallë qeverinë e re. Qeveria e re tha ai do të ketë edhe një ministër shteti vetëm për shqiptarët jashtë atdheut. 

Njoftimi u bë në takimin që Rama pati sot me ambasadorët e Shqipërisë jashtë vendit, të cilët i kritikoi ashpër për misinin e tyre të papërmbushur për të sjellë në Shqipëri kompani biznesi dhe investime të huaja.

““Pas shpalljes së qeverisë së re ditën e diel, do t'i kërkoj ministrit të ri një takim për një diskutim të brendshëm në funksion të rolit që duhet të marrë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit. Çdo tre muaj dua nga një raport, pasqyrë për secilën përfaqësi diplomatike të vendit në raport me ekonominë. Duhet të nisim planin kombëtar të Diplomacisë në Ekonomi për dekadën e ardhshme për investimet e huaja dhe shkëmbimet tregtare. Nuk na duhen diplomatë të rraskapitur, nuk na ndihmojnë diplomatë që ke dëshirë t'i harrosh sapo u kthen shpinën. ...

....Qeveria e re do të ketë një ministër shteti për shqiptarët jashtë atdheut. Marrëdhëniet ndër shqiptare në rajon kërkojnë vëmendje të fokusuar nga niveli më i lartë i qeverisë. Në këtë aspekt ministria e Jashtme ka nevojë për një krah të fortë, një forcë të re me fuqi politike, që buron direk nga niveli i Kryeministrit. Vendosja e një ministri shteti ndihmon. Ne nuk e kemi luksin të lëmë jashtë vëmendjes që të përfshijmë çdo qelizë të trurit shqiptar." 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco