1 javë nga aksidenti i Aqif Rakipit, PD i bën thirrje: Dorëzo mandatin, shko para drejtësisë si qytetar

1 javë nga aksidenti i Aqif Rakipit, PD i bën thirrje: Dorëzo mandatin, shko para drejtësisë si qytetar

11:00, 20/08/2017
A+ Aa A-

Me anë të një deklarate për mediat, Partia Demokratike i ka bërë thirrje deputetit Aqif Rakipi që të dorëzojë mandatin e deputetit dhe të shkojë para drejtësisë si qytetar i thjeshtë.

Në deklaratë PD-ja thotë se u bë 1 javë që miku i Edi Ramës, deputeti Aqif Rakipi iku nga vendi i ngjarjes ku aksidentoi për vdekje Seit Sorrën.

Deklarata e plotë e PD:

U bë një javë që deputeti mik i Edi Ramës, Aqif Rakipi, ka ikur nga vendi i ngjarjes ku aksidentoi për vdekje qytetarin Seit Sorra, dhe asnjë masë nuk është marrë ndaj tij. Sipas nenit 273 të Kodit Penal, Aqif Rakipi ka kryer vepër penale me largimin nga vendi i ngjarjes, që dënohet deri në 1 vit burg.

Mirëpo prokuroria ende nuk ka hedhur asnjë hap drejt kësaj çështjeje, dhe deputeti Rakipi po shijon favoret dhe paprekshmerinë qe ia jep lidhja me Edi Ramën.

Partia Demokratike i bën thirrje deputetit të heqë dorë nga mandati dhe të shkojë para drejtësisë si qytetar i thjeshtë e të mbajë përgjegjësi para ligjit.

Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të tërheqë mbrojtjen speciale qe i jep mikut te tij, e të lejojë hetim të plotë e te pandikuar të ngjarjes. Këto jane rastet kur shihet nëse drejtësia funksionon për të gjithë njësoj, apo për miqtë e kryeministrit ka favorizime dhe paprekshmëri.?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

SanderFurxhi20/08/2017 11:13

O Edvin mallisti. Edhe bufi e di qe vrasjen e bëri Qifja ( apo djali i tij) nga shpejtesia. Iku nuk qendroi aty. Seshte aksident por vrasje e shkaktuar nga plehrat qe mbledh parlamenti. Ky kater klase fshatari Qife e mori persiper ta fshehe se e mbron Edvini thotë. Mbroje more salep mbroje se do jetë vonë kur te kuptosh se kë mbron.

Shto koment

Denonco