Petrit Vasili zbulon nga Jala, ku `humbën` gjysmat e votave të LSI-së

Petrit Vasili zbulon nga Jala, ku `humbën` gjysmat e votave të LSI-së

15:43, 17/08/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i është bashkuar bashkëbisedimit me të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Rinore për Integrim në kampin përvitshëm të Jalës, ku ka diskutuar mes të tjerave edhe për aktualitetin politik në vend. Gjatë një analize të shkurtër për rezultatin e kësaj partie që pretendonte të dilte “forcë e parë, Vasili tha se votat e LSI-së janë blerë në shumicë nga krimi. Ai deklaroi përpara të rinjve, se LSI-a arriti rezultatin e saj më të lartë në zgjedhjet e fundit, por sipas tij ky rezultat mund të ishte dyfish, nëse nuk do të kishin ndikuar parët e drogës dhe të kriminelëve.

“Sot jemi në një situatë të re politike, jo për partitë që janë në qarkullim, por për situatën që prodhuan zgjedhjet. Është një fakt i padiskutueshëm që LSI-a arriti rezultatin e saj më të lartë ndër vite. Ky nuk është rezultati i vërtetë, pasi, në qoftë se nuk do të ishin zgjedhjet e drogës dhe kriminelëve, rezultati për LSI-në do të ishte dyfish”, tha Vasili, duke shtuar se opozita nuk është çështje numrash, por morali dhe se duhet qëndruar fort kundër padrejtësive që u bëhen qytetarëve nga një qeveri që është peng i interesave të shëmtuara.

Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco