Nuk mori dot mandatin në Durrës, Agron Duka: Vendim i gabuar që të isha i 5 në listë. U blenë votat

Nuk mori dot mandatin në Durrës, Agron Duka: Vendim i gabuar që të isha i 5 në listë. U blenë votat

12:16, 27/06/2017
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka, i cili garonte nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, ka reaguar për herë të parë për rezultatin e thellë.

Sipas tij, nëse do të ishte nën siglën çdo force tjetër do të kishte dalë deputet.

Në studion e News 24, Duka u shpreh se strukturat e PD-së ishin inekzistente në Durrës.

“PD në Durrës i kishte strukturat inekzistente.

Duhet një punë e vazhdueshme, pasi nuk ngjizet fitorja në pak muaj. Kishte shumë njerëz që punuan, por duhet punë sistematike.

Nuk bënte dot aktivitete. Organizimi shumë i dobët i fushatës, po ta dija këtë absolutisht do kisha dalë i vetëm si PAA në zgjedhje. Ishte vendim i gabuar, duke më vënë të pestin në listë, -  tha Duka, i cili shtoi se – shitblerja votës ishte masive”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tosi27/06/2017 13:39

ky rezultat ne durres pritej.duka ka plotesisht te drejte ne konkluzionin e tij.strukturat e pd ne durres kane, qe nga koha e cares e klysheve te olldashit ,qe jane inegzistente ne durres

krasasi tp27/06/2017 13:00

Sot e more vesh qe PD nuk ka struktura ose ato jane inegziste dhe jo funksionale.Marreveshja pazar Basha-Rama i la te kuptoj ketyre strukturave se do kemi nje bashkeqeverrisje dhe se "Tepsine e Shtetit"e kemi se bashku.Rrjedhimisht partija nuk duhej te hapej, as te organizonte,e as te trokiste ne elektorat sepse neser dikush mund ti kujtonin partise se edhe ata jane kontribues ne fitore dhe kryetareve ju fanepsej luga dhe tepsija.Duhej te delje i vetem ne zgjedhje si PAA dhe sot do ishe deputet.Une ne kete portal ta kam rekomanduar te dalesh i vetem ne zgjedhje.Meru me gjeneral por degjo edhe tetar.Agronomet jane te lodhur nga kembet, por te fresket nga trut e kokes.

Lali27/06/2017 12:28

Z. Duka njeriu me me dinjitet, me burre dhe me fisnik te mbetet jashte? Me besniku i kauzes? Edhe ky turp do ti mbetet PD dhe jo bashes. Ky zoteri ishte nder figurat qe i qendroi me birreria dhe besnikeri kauzes, duke sakrifikuar shume edhe nga vetja. Basha thirri mendjes sa je ne kohe. Per kapricot e tua jane sakrifikuar figura dinjitoze. Z. Duka respekt ... ke qene dhe do jesh gjithmone fisnik.

F GjOKA27/06/2017 12:23

Le të bëhet mesim për ty Goni, më vjen keq !!

Shto koment

Denonco