Demiraj: Nëse ministri nuk është i përfshirë në mbjelljen e kanabisit, atëherë ...

Demiraj: Nëse ministri nuk është i përfshirë në mbjelljen e kanabisit, atëherë ...

20:29, 25/06/2017
A+ Aa A-

Duke folur në studion e SYRI.net përballë gazetarit Çim Peka, kreu i ministrisë së Brendshme, Dritan Demiraj ka folur dhe për situatën e kanabisit dhe përfshirjen e policisë.

Demiraj është shprehur se përveç drejtorit të Policisë së Shtetit, në të gjithë strukturën tjetër ka punonjës policie të përfshirë.

“Nëse ministri i Brendshëm nuk është i përfshirë në mbjelljen e kanabisit atëherë askush nuk guxon që të mbjellë, - është shprehur Demiraj, duke shtuar edhe faktin se – ka oficerë policie të përfshirë në mbjelljen e kanabisit trafikun e tij”.

Demiraj është shprehur se nëse do të jetë në detyrë deri në muajin shtator, kanabisi nuk do të jetë më një problem për Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco