Presion për votë? Veliaj shtyn pas zgjedhjeve, shpalljen e fituesve të kredive të buta

Presion për votë? Veliaj shtyn pas zgjedhjeve, shpalljen e fituesve të kredive të buta

12:26, 22/06/2017
A+ Aa A-

Një njoftim “ i çuditshëm” dhe i papritur ka ardhur nga bashkia e Tiranës për të gjithë ata që kanë aplikuar dhe shpresojnë për një kredi të butë për strehim. Janë me qindra qytetarë të Tiranës, kryesisht çifte të reja që kanë aplikuar gjatë muajit Maj për një kredi të butë për shtëpi pranë Bashkisë së Tiranës dhe që duhet të marrnin përgjigje Brenda Qershorit. Por “papritur” kjo rutinë është prishur dhe të interesuarit janë njoftuar se emrat fitues, nuk do të shpallen këtë muaj, por janë shtyrë për në fund të verës. Lajmin e dha sot vetë kryetari Erion Veliaj.

“ Më vjen mirë që kemi pasur mijëra aplikime. Në fund të verës do të kemi rezultatet finale, si ne, si banka, për të paktën 1000-1500 apartamente të reja në ndihmë të atyre që sapo kanë krijuar një familje në Tiranë. Besoj se edhe në këtë stacion shumë të rëndësishëm të jetës, Bashkia e Tiranës është aty për t’i dhënë një dorë dikujt që me të drejtë, ashtu siç e thotë edhe Edi Rama, e shohin Tiranën si një mini-Amerikë”.

Nuk ka të dhëna zyrtare për një shifër të saktë të qytetarëve që kanë aplikuar, por vetë bashkia e kryeqytetit ka deklaruar më herët se numri i aplikantëve është shumë herë më i madh, se numri i atyre që do të shpallen fitues.

Kreditë e buta kanë qenë një praktikë e kahershme e bashkisë së Tiranës që në kohën kur drejtohej nga Rama ashtu edhe në kohën e Bashës, por vihet e fundit u bllokuan me argumentin se janë bërë abuzime, sepse u është dhënë edhe individëve, që nuk ishin në nevoja ekonomike. Ky bllokim çoi edhe në bum aplikimesh gjatë muajit Maj të këtij viti pranë Bashkinë e Tiranës, të cilët duhet të merrnin përgjigje Brenda Qershorit që korrespondon me zgjedhjet parlamentare.

Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

o bubuja22/06/2017 12:56

Shiko se cfare llogjike ka i biri i Xhemiles( Sic e quante Nano) kur thote “ Më vjen mirë që kemi pasur mijëra aplikime. ....... Besoj se edhe në këtë stacion shumë të rëndësishëm të jetës, Bashkia e Tiranës është aty për t’i dhënë një dorë dikujt që me të drejtë, ashtu siç e thotë edhe Edi Rama, e shohin Tiranën si një mini-Amerikë”. si te vjen mire qe ka mijera aplikime apo harron jane tregues varferie ? Jane njerez qe nuk kane mundesi te blejne nje shtepi e te jetojne si njerezit e tjere . Apo te gezon fakti qe kane aplikuar shume persona qe ti i mban te varur dhe i shumezon aplikantet me kater per te nxjerre deputet vetem me kete kategori hallexhinjsh ? Po pse more Lal plehu , mendon ti qe ato para, kredi po i jep nga xhepi jot apo i tutorit tend ? Ato para jepen se i siguron shteti, i mundeson shteti dhe ligji, e ne rast se nuk i shperndan sic kerkon ligji , nuk te shpeton Xhemilja. Ti je thjesht dhe vetem nje intendent apo shperndares i qe ke variant te abuzosh ne perzgjedhje se kujt te ia japesh kredine . Mos i vono per ne vjeshte apo ne dimer ,se te kalojne nga dritarja e viles e te trembet Jola. te fala Xhemiles

lali22/06/2017 12:51

Erion buqja

Iliri22/06/2017 12:36

Teori konspirative kudo shifni ju

Shto koment

Denonco