Parashikimi i Bashës: Ja sa deputetë do të marrë PD në 25 qershor

Parashikimi i Bashës: Ja sa deputetë do të marrë PD në 25 qershor

22:21, 20/06/2017
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet i vendosur për të realizuar planin e tij ekonomik për të përmirësuar situatën në vend dhe për të rritur punësimin. Në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili, Basha shprehu bindjen se në zgjedhjet e 25 qershorit, PD do të marrë 72 mandate.

I pyetur nëse me targetin e vendosur për të marrë 72 mandate deputeti, edhe Basha kërkon të marrë “timonin e qeverisjes” si Rama, ai e mohon këtë gjë. Kryedemokrati tha se nuk ka fiksim pushtetin, por kërkon të rregullojë motorin e ekonomisë, në mënyrë që shqiptarët të kenë më shumë mundësi brenda vendit, dhe të mos detyrohen të emigrojnë.

Cili është targeti juaj?

Ne do të jemi mbi 72 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Edhe ju timonin kërkoni, ashtu si Rama?

Jo, unë kërkoj të rregulloj motorin që është ekonomia, nuk me intereson timoni. Nuk më ka interesuar kurrë. Nuk e bëj për egon time, por për qytetarët.

Ai kërkon 71 mandate, ju 72, kjo tregon se e doni timonin si Rama…

Mua, Zoti dhe fati më kanë dhënë mundësi që fare i ri të përmbushëm personalisht. Të arrij dhe të arrihem profesionalisht, edhe si student, edhe si i ri. Edhe si njeri më ka falur jetën dhe familjen që dua. Nuk e kam për ego personale këtë. E vetmja ego që kam, është që ato që shoh në Europë dhe e di se mund të funksionojnë edhe në vendin tonë, ta bëjmë të funksionojnë këtu. Për këtë na duhen dy gjëra.

Na duhet të heqim pengesat duke vendosur interesat e qytetarëve para atyre të politikanëve; dhe të bëjmë zgjedhjet e duhura. Ky është plani im ekonomik, nuk kam patur e nuk kam obsesion me pushtetin. Kam planin, ekipin dhe vullnetin për të rregulluar motorin, që është ekonomia, dhe jo timonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

torero21/06/2017 15:11

Ironi dhe provokime ndaj liderit te opozites nga gazetare qe ju pelqen te jene te nenshtruar dhe servile ndaj qeverise , mbreme ne News - 24 ne " studio e hapur " ; edhe pse nga kjo e fundit jane etiketuar si gazetare kazani . Fatkeqesi , me e pakta mungese dinjiteti dhe profesionalizmi ... ??!! .

kastrioti21/06/2017 11:28

shef adrra quet se ti nuk imerr adhe asht veshtir per ty per ps edhe lsi

ani21/06/2017 10:33

ore thoini edi rames sa lek ben nje deputet se do vi tja blej me lek ne dore

Kastriot21/06/2017 08:28

@Agron deputetet e PD shiten tek ju kur jeni ne pushtet.

Lushi21/06/2017 01:34

Shikoni endra me gjell pasanikesh.

XHevairi21/06/2017 00:33

Z Basha do 72 mandate kurse Z Rama kerkon edhe ky 72 mandate dhe LSI 72 mandate per partit e tjera ska vend me Sa parlament te madh kemi ne Bravo shqiperia

Agroni20/06/2017 22:39

Bravo Basha,72 jane pak,te takojne me shume per te udhequr i qete,se mund te shitet ndonje deputet si gjithmine tek ne.

Shto koment

Denonco