VIDEO/ Intervista ku Sali Berisha parashikoi një 'Marrëveshje të Re' me kushtin që…

VIDEO/ Intervista ku Sali Berisha parashikoi një 'Marrëveshje të Re' me kushtin që…

18:13, 19/05/2017

Marrëveshja e djeshme, megjithë debatin politike që ka shkaktuar kryesisht tek opinionistët politik dhe partitë e vogla që ndjehen të rrezikuara, për nga natyra dhe rëndësia e saj pritet të regjistrohet në analet e historisë politike të Shqipërisë. Është i bindur për këtë ish kryeministri Sali Berisha i cili e paralajmëroi këtë marrëveshje gati 3 javë më parë gjatë një intervistë dhënë për “Tonight Ilva Tare”, kur tha se: “vendi ka nevojë për një marrëveshje të re politike. Mendoj se ndryshimet kushtetuese duhet të jenë frymëzuese për konkludimin e një marrë veshje të re dhe jam i bindur se këtyre politikanëve do ti mbetet merita e marrëveshjes së re”.

Por sot dekriptimi i deklaratës së bërë 3 javë më parë nga ish kryeministri Sali Berisha, nxjerr në pah edhe një tjetër qëllim se përse do të shërbente një “Marrëveshje e Re”: “Pro vetëm një Marrëveshje e Re që do të çonte Shqipërin të sigurtë në Europë”- ka saktësuar ish kryeministri Sali Berisha. Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë se garancia e kësaj marrëveshje që ka mbërritur në unison nga BE dhe SHBA, është se me implementimin e saj, vendi duket se do të përshpejtojë rrugëtimin e vet drejt aspiratës më të padiskutueshme që kanë shqiparët, anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian. Marrëveshja sot është arritur dhe palët janë vënë në punë për ta vënë në zbatim.

Ndërsa edhe njëherë si përherë, dikush e parashikoi, punoi dhe ndihmoi që kjo “Marrëveshje e Re” të vihej në jetë dhe ai e bëri këtë nën aureolën e heshtur dhe pa pretenduar asnjë kredit për këtë në rrespekt të vlerësimit që ish ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu i bëri atij do vite më parë, atëhere kur e quajti atë “Burrë Shteti”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Teli20/05/2017 18:14

Burrat e shtetit, jane si futbollistet e medhenj, qe ne momentin e duhur vendosin fatet e Trofeut. Ashtu eshte dhe DOKTORI, ai eshte GANDI, i mendimit.

Sokoli20/05/2017 14:59

Nje politikan qe me kontributet e tij per antarsim ne nato rriti sigurin e ekzistences se Shqiperise Nje politikan qe me kontributet e tij ne liberalizimin e vizave na krijoj mundesin te levizim te lire e krenar ne europ (Fatkeqesisht jam ndjer keq sidomos keto dy vjetet e fundit nga kontrolli i vecant qe me eshte bere ne Austri njeher,ne Gjermani nje here tjeter duke me vecuar nga te tjeret ne autobuz dhe me dorashka nga ana e policise gjermane me eshte kontrolluar canta me ndrresat duke me fyer jo per fajin tim dhe as per te policise gjermane por per fajin e narkoshtetit te krijuar) Nje politikan me nje vizjon te qarte per zhvillimin e vendit: 1-Taksa te ulta,parat ne dore te privatit menaxhohen me mire se ne buxhet(keto kater vjet merrja biznesit dhe fukarajt me taksa dhe gjoba per cdo levizje dhe ndaj me vila nushet e co 2-ivestime ne ifrastruktur (asfalt der tek shtepia e fshatarit),ti leme rrugen e kombit dhe rruget e tjera nacionale 3-Rritje te ivestimeve te huaja si pasoj e taksave te ulta,si dhe ivestimeve te vendit.Bizneset shqiptare filluan qe me parat e fituara te ndertojne hidrocentrale qe valuta mos te dali jashte vendit-shikoni tani cpo ndodh ku qindra miljon eur dalin cdo vit nga Shqiperia 4-Ne sektorin e bujqesise me suvecionimin e ullinjeve dhe harroreve shqiptaret edhe per pak vjet do te konsumojne vetem vaj ulliri Theksoj qe jane bere edhe gabime Per te gjitha keto dhe per te tjera FALEMINDERIT Z.Berisha Mallkuar rilindas

BATALL19/05/2017 22:09

Politikan atdhetar, i perkushtuar me ndershmeri te hekurt nga e cila i buron dhe forca dhe autoriteti i padiskutueshem. Ne qeverisjet e tij jane arritur te gjitha sukseset qe fakti qe i beri pronare shqiptaret qe jetonin te gjithe ne shtepi me qera , nga hyrja ne keshillin e europes, hyrja ne NATO, liberalizimi i vizave dhe ndertimi i rrugeve dhe tuneleve gjigande ne shqiperi. Politikan i paperseritshem....Te gjithe te tjeret se bashku jane pambarimisht te vegjel perballe ketij....Shumica jane kopuke injorante..

Vaner19/05/2017 20:50

Politikan qe nuk i vjen me Shqiperise. Me i zgjuari dhe me racionali kur vinte puna tek ekonomia dhe zhvillimi, ce do qe nuk ishte i mire ne propagande sa ky qe eshte tani

Anti intrig dhe anti trillues dashakeq 19/05/2017 19:35

Duke pas shume respekt per ju si portal do te doja tju kerkoja qe ti perplasnit nje shuplake te fuqishme te gjith atyre politikan apo dhe njerez te zakonshem qe ben pjes ne ate furi intrigash dhe trillimesh dashakeqe dhe te paskrupullta sikur gjoja PD dhe liderit e saj sidomos z.Basha dhe z.Berisha me fjalimet e tyre po kerkonin dhe Po pregatisnin nje gjakderdhje dhe nje lufte civile ne Shqiperi gje e cila rezultoi nje propagand e flliqur e intriguesve dhe trilluesve komuniste .

mali19/05/2017 18:58

Doktori gjigand !!

Shto koment