Tryeza, Vasili: LSI është e bindur pro paketës McAllister+ dhe 16 korrikut

Tryeza, Vasili: LSI është e bindur pro paketës McAllister+ dhe 16 korrikut

22:31, 17/05/2017
A+ Aa A-

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili duke folur për gazetarët pas tryezës së partive parlamentare, është shprehur se partia që ai drejton është e bindur pro paketës McAllister+.

Sipas Vasilit kjo paketë duhej që të pranohej që në fillim që të mos kishim këto zhvillime të tjera.

Duke folur për median, kreu i LSI-së është shprehur se paketa McAllister ka një datë që është data 16 korrik që është një datë e pranuar sepse është vetëm 4 javë pas datës 18 qeshori. ‘Kjo është një zgjidhje optimale’ tha Vasili.

Fjala e Petrit Vasilit për gazetarët:

Ishte një nismë e dobishme, dhe u njohëm në mënyrë të detajuar me produktin e negociatave PD-PS dhe me paketa e mirënjohur McAllister. Kjo ishte baza themelore e diskutimit.

LSI është e palëkundur në atë që paketa duhet të zbatohet pikë për pikë, ishte një paketë që duhej pranuar që kur u bë publike, ajo është një bazë shumë e mirë, i jep përgjigje krizës, krijon besim për zgjidhje të lira dhe të ndershme.

Problemi do të nënvizoja është vlerësimi i momentit dhe i kohës, çdo minutë e humbur është në dëm të vendit në dëm të stabilitetit. Jo vetëm paketa por e gjithë sjellja politike duhet parë në këtë përgjegjshmëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

popull17/05/2017 22:58

perse askush nuk e sqaron se kur dhe ku u formulua kjo paketa McAlister+ ?!! Kur z Lee ishte ne Tirane nuk foli per paket plus !!! Sa per ju te LSI ju jeni rob pa shije fare,tamam baxhella .

Shto koment

Denonco