Çfarë di Nikoll Lesi? Nesër Edi Rama jep dorëheqjen, me një fjalim historik

Çfarë di Nikoll Lesi? Nesër Edi Rama jep dorëheqjen, me një fjalim historik

12:40, 25/04/2017
A+ Aa A-

Nikoll Lesi nëpërmjet portalit të tij “spjv.it” ka paralajmëruar, se ditën e nesërme menjëherë pas negociatave të të dërguarve të Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama do të japë dorëheqjen.

Sipas shkrimit në fjalë, Rama do të mbajë një fjalim historik nëpërmjet të cilit do të qetësojë militantët e Partisë Socialiste, sepse pas kësaj dorëheqje “për hir të stabilitetit të vendit”, do të vijë menjëherë fitorja në zgjedhjet ku do të marrë pjesë edhe opozita.

Ja shkrimi i plotë:

David McAllister, zëvendëspresident i Partive Popullore Europiane dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein do të mbërrijnë sot në Tiranë për të ulur palët në bisedime. David McAllister vjen direkt me kërkesën e Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Gjermani vjen me një propozim, i cili duket se mbetet zgjidhja. Natyrisht që është konsultuar me kancelaren gjermane Merkel, e cila jo vetëm drejton BE, por kujdeset veçanërisht për Ballkanin Perëndimor.

Ajo mban si potenciale në Ballkan: Vuçiç të cilin e supertoi te bëhej Presidenti në Serbi dhe Edi Ramën në Shqipëri. Por propozimi që vjen direkt nga kancelarja gjermane vjen me një fletë të vogël e ku shkruhet: Jep dorëheqjen Edi, pasi prapë Luli humbet në zgjedhje! Opozita e ka kusht të panegociueshëm qeverinë teknike, ndonëse edhe vetë në PD e dijnë se përballë koalicionit Meta-Rama humbasin prapë thellë.

Ndonëse parimisht u nisën për zgjedhje të lira dhe mirë bëjnë, por në realitet Lulzim Basha kërkon një shteg të dalë nga çadra. Dhe realisht duhet të dalë të përballet me të majtën. Përballë zotit McAllister dhe Fleckenstein kryeministri Rama do mundohet të mos lëshojë karriken e kryeministrit, por në fund do bindet që pavarësisht nuk është ligjore dhe normale, por mbi të gjitha do mbizotërojë arsyeja që të mos futet vendi në krizë dhe kaos prej mungesës së opozitës.

Edi Rama dhe Ilir Meta fitojnë mbi 80 mandate sëbashku, natyrisht nëse futet opozita. Ndaj mendohet se Edi Rama do të pranojë propozimin e tyre për hir të stabilitetit edhe të Rajonit të Ballkanit dhe nesër do të mbajë një fjalim historik. Një njeri i tij i besuar tregon se ka përgatitur një superfjalim para popullit, që do jetë fjalimi me i mirë i shkruar në këto 100 vite të shtetit shqiptar.

Në fund fjalimi i Ramës ka edhe këtë togjalësh ironik: Si fund të gjithë kësaj zullumhie që solle në Shqipëri dhe te kancelarja Merkel, po të them: Hajde e merre ti Lulzim qeverinë në 53 ditë, deri në 18 qershor, dhe do të mund me mbi 1.2 milion zemra bashkë me Ilir Metën!

Megjithatë jetojmë në Tironë dhe fjalimi mund të griset pa ia lexuar popullit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dauti26/04/2017 22:28

Nje mut qe te haje nikol leshi di

zahorena26/04/2017 14:58

Kohe pas kohe dallkauku lezhian i fushes,na del si filozof, e jep "zgjidhjen" e tij prej "mentari "obskurantist" dyke mos kuptuar se Basha nuk kerkon zgjedhje me doreheqjen e edverit, por zgejedhje me qeveri teknike,o i fushes se Lezhes, prandaj ato 80 mandate qe parashikon ti, filo......cof nuk mund te jene me te gjitha keto vjedhje e shkaterrime qe ka bête qe ka bête ky koalicion me qelbesiren e aleances ne balle.

Emigranti26/04/2017 13:12

O zot i madh kush voton ilir meten e edvin kokainen . zoti i mallkofte popull i ndyre nuk mendon te votoje per alternativen me te mire per vete e femijet e tyre po te votojne per te rusjtyr sarajet e surrelit e 400 mije dollar aredimin e viles se monikes mr fal"Nexhmijes"Dibres ne gjirin e lalzit esa e sa saraje qe i dim e si dim o popull mendo per vehte nje here ta mare e mira

kruja26/04/2017 10:16

Po tani çfarë do ndodhë, a do kete zgjedhje NE 18 Qershor , NE se po ; a do jene Te lira e Te ndera Shme SI ato qe u zhvilluan per kreun e Qarkut te Vlores ?

kruja26/04/2017 10:16

Po tani çfarë do ndodhë, a do kete zgjedhje NE 18 Qershor , NE se po ; a do jene Te lira e Te ndera Shme SI ato qe u zhvilluan per kreun e Qarkut te Vlores ?

esat 25/04/2017 17:05

Nuk je gje tjeter vetem nje vemje e ripjerdhjes se komunizmit je nje legen dhe pervers Po pse mor katunar i leshit popullin nuk e fut ne kandar ti.Per gati 4 vjet ky drogaxhiu yt qe i ben elozhe e mbushi parlamentin me kriminele dhe trafikante qe per fat te keq jane te gjithe nga krahina jote ,vendin e mbushi me droge ka shembur shtepite e njerezve t varfer, ka futur ne burg per energjine elektrike njerez pa perkrahje dhe te varfer ka vrare santon ka vetvrare me qindra njerez qe nuk kane me se ushqehen .Je nje funderrine

Kosta25/04/2017 15:14

Vetem ne Shqiperi Padrinot e MAFIAs mbajne fjalime, se kudo ne bote ata ose heshtin ose behen te penduar te drejtesise dhe u ulet denimi.....kjo ndodhe keshtu ketu tek ne sepse ne jemi i vetmi popull ne bote qe MAFIAn e votojme sic beme me rilindjen dhe padrinon e saja Edi Ramen.......turpi nuk eshte per padrinot qe ne i votojme, por per kete popull te pa cipe dhe skllav qe voton MAFIAn......

Krist25/04/2017 15:01

Nicolin Lesi,e ka kthyer gazeten koha jone,ne nje tribune ku paraqet enderrat qe shikon ai,me syte hapur.Ka kohe qe,cdo parashikim I Nicolinit,realizohet krejt ndryshe,bile pothuaj ne te kunderten.Keq eshte kur rrjedhin politikanet,por edhe me keq qenka kur rrjedhin gazetaret,se keta te fundit me komunikimet e tyre ,ngaterrojne gjithe ata qe ngaterrohen me kembet e veta dhe qe ne fakt nuk jane pak.Po te desheroni,mund t'i shikoni tek komentet ne gazetat,Tema,Dita Panorama,javanews,e shume te tjera.

fytyer ndyi25/04/2017 14:06

O nikoll lessi k---a dhe fytyre e ndy-e O shk------e e m---t

labi25/04/2017 13:46

hahah..rama legen

koo25/04/2017 13:35

ISHALLA IKEN DROGMENI .

qytetari25/04/2017 13:12

Na mbyten katunaret sa shume paskan qene. Ky Nikoll Lesi si gru e keqe, i shkoi jeta tu fut turinjet gjithe andej.

krasasi tp25/04/2017 13:01

Gjermani e di qe Qeverija Teknike eshte e pa negocushme.Edi Rama dhe Ilir Meta e dine ate shprehjen e popullit "me zgjodhe prift, mos me rruaj mjekren".Zgjedhja e nje ndermjetesuesi nga PPE, ishte terheqja me faqe te bardhe.

Socialist deri ne vdekje25/04/2017 12:59

Hajde per hajer. Te zbythet njehere ky psikopat nga karigja pastaj shohim e bejme. Rilindja e ka te sigurt si force e trete pas LSI dhe PD.

Shto koment

Denonco