Tom Doshi akuza të forta ndaj Shkëlqim Ganajt: Është njeriu më i korruptuar në Shqipëri

Tom Doshi akuza të forta ndaj Shkëlqim Ganajt: Është njeriu më i korruptuar në Shqipëri

13:39, 29/03/2017
A+ Aa A-

Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate për shkak të një vendimi të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për të hetuar pasurinë të deputetit Tom Doshi. 

Teksa po diskutohej ligji për deklarimin e pasurisë, Doshi hodhi akuza se ILDKP është “institucioni më i korruptuar në vend”. Doshi tha se atij “i bie shorti” për t’u kontrolluar çdo vit pasuria.

Ndërkaq, përfaqësuesi i ILDKP tha se “Doshi është subjekt kallëzimi për fshehje pasurie dhe po hetohet në prokurori”.

Ligji për deklarimin e pasurisë, i cili po diskutohet në Komisionin e Ligjeve, është pjesë e paketës së reformës në drejtësi, shkruan BW.

DEBATET  

Doshi: ILDKP është institucioni më i korruptuar në vend. Kryetari i tij, njeriu më i korruptuar që ekziston.

Doshi: Jeni mashtrues që nga i pari te i fundit. Mos me tregojë fytyra e tij që jam në hetim.

ILKDP: Doshi është subjekt kallëzimi për fshehje pasurie dhe po hetohet në prokurori.

Vasilika Hysi: Mund të dilni jashtë të diskutoni këto çështje.

Doshi: Rri aty Vasilika se atë e di unë.

Doshi: Mua çdo vit më bie shorti për t’u kontrolluar. Kjo tregon se Ganaj është njeriu më i korruptuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

00729/03/2017 16:29

Hajduti Doshi therret: kapni hajdutin.

Gjika29/03/2017 15:24

Mo na e shaj Qimin se e kemi dhe nga Terbaqi

Shto koment

Denonco