Basha mbledh grupin dhe kryesinë e PD, ja strategjia për protestën e opozitës

Basha mbledh grupin dhe kryesinë e PD, ja strategjia për protestën e opozitës

20:13, 26/03/2017
A+ Aa A-

Pas vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar. Kjo mbledhje ka si qëllim analizën e protestës dhe strategjinë që do të ndiqet në vazhdim.

Burime nga brenda mbledhjes, bëjnë me dije se Basha u ka kërkuar deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë që përveç qëndresës në çadër, të zhvillojnë edhe takime në bazë.

Pas kthimit nga Uashingtoni, Basha nga çadra e lirisë përcolli tre mesazhe. Ai u shpreh i bindur se ka mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për kauzën e tij, ndërsa nënvizoi se zgjedhje me Ramën nuk do të ketë.

“Mesazhi i parë nga vizita në SHBA është përgëzimi për qytetarët shqiptarë, për këtë qëndresë të jashtëzakonshme, për këtë kauzë të madhe që i ndan kombet e civilizuara nga ato të pacivilizuara. Mesazhi i dytë janë falenderimet për qëndresën tuaj. Mesazhi i tretë është ai i mbështetjes totale të miqve tanë. Morëm mbështetjen e gjithanshme të PD nga ekipi fitues i presidentit Trump”, ka thënë Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

mario27/03/2017 08:53

mimi dhe pati besoj qe do jeni nga ato "shoqet" e ndershme te rileshit te cetave .do ta shifni mire se kush eshte PD .ju bashke me ate karin tuaj jeni ne grahmat e fundit,tamam si ne kohen e qelbesires ramis alia.

xhimi 27/03/2017 07:12

veshtire jane punet

xhim trlalaja27/03/2017 07:11

o

bolja27/03/2017 01:23

O Mimi na rofsh trapin. A nuk e pe mijushe mitingun e 18 shkurtit? Mos u merzit se shpejti do shohesh nje tjeter miting kujdes nuk do jete si I pari po ta them qysh tani rezervo ndonje vend te sigurte nuk I duhet cndodh.

Pati26/03/2017 23:17

Cfare thoni? PD po humbet terren nga dita ne dite. Jepini zgjidhje sa me shpejt. PD ka forca te perballoje situaten por duhet motivim. Cadra eshte kohe e humbur. Do ta shikoni shpejt se cfare i ka bere cadra elektoratit. Ka humbur besimi te PD.

mimi26/03/2017 21:42

Po ku e ke qendresen e popullit me 60 veta ne cader. Mblidhe popullin, por ty te njeh populli kush je

Shto koment

Denonco