Sulmi në Londër, Meta mesazh ngushëllimi homologut britanik: Jemi përkrah jush, dënojmë aktet e dhunës

Sulmi në Londër, Meta mesazh ngushëllimi homologut britanik: Jemi përkrah jush, dënojmë aktet e dhunës

11:16, 23/03/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka dënuar sulmin terrorist në Londër ku humbën jetën 5 persona dhe u plagosën rreth 40 të tjerë.

Kryeparlametari i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij britanik, duke shprehur solidaritetin dhe ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

“Jemi thellësisht të tronditur nga sulmi barbar. Dënojmë këto akte të tmerrshme të dhunës. Shqiptarët qëndrojnë përkrah popullit britanik”, shkruan Meta në mesazhin e ngushëllimit.

MESAZHI I PLOTE

Rt. Hon John BERCOW  MP, Kryetar i Dhomës së Ulët, London, UNITED KINGDOM

I nderuar koleg,

Jemi thellësisht të tronditur dhe të trishtuar nga sulmi i djeshëm terrorist në Westminster.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë më lejoni t’ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve nga ky sulm barbar.

Dënojmë këto akte të tmerrshme dhune dhe ofrojmë mbështetjen dhe solidaritetin  tonë të plotë me popullin britanik si dhe me Dhomën tuaj të demokracisë në këto momente të vështira.

Ju siguroj se të gjithë shqiptarët qëndrojnë përkrah popullit britanik, kundër terrorit dhe ekstremizmit, dhe në mbrojtje vigjilente të vlerave tona të përbashkëta demokratike.

Ilir Meta

Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco