Publikohen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ja planet e tyre për periudhën 1977-1985

Publikohen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ja planet e tyre për periudhën 1977-1985

17:54, 20/03/2017
A+ Aa A-

Për herë të parë janë publikuar dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për platformën e punës së tyre në periudhën 1977-1985.

Dokumentet janë publikuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Më 20 mars 1943 u krijua ish-Sigurimi i Shtetit, një instrument i diktaturës komuniste, dhe nisën të zhvillohen falangat e tij, të cilët kanë monitoruar, survejuar, ndëshkuar, internuar dhe burgosur njerëz që mendonin ndryshe, njerëz që kishin në zemër idealin e lirisë, një ëndërr për një jetë ndryshe dhe larg diktatit dhe kontrollit të Partisë-Shtet.

Sot, në këtë datë, AIDSSh ekspozon listën e Platformave mbi të cilat mbështetej veprimtaria e Sigurimit të Shtetit të asaj kohe:

Platforma e Punës Operative të Organeve të Punëve të Brendshme, viti 1977;

Platforma e Punës Operative të Organeve të Punëve të Brendshme, viti 1985;

Rregullorja e Evidencës Operative të Organeve të Punëve të Brendshme, viti 1987.

Më poshtë, dokumentet e ish-Sigurimit:

 

 

  -Platforma e PO 1985 by V.GJ on Scribd

 

 

  01 Rregulore e Evidencës Operative, 1987 by V.GJ on Scribd

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco