Protesta/ Vjen reagimi nga SHBA për Lulzim Bashën: Do t’ju mbështesim

Protesta/ Vjen reagimi nga SHBA për Lulzim Bashën: Do t’ju mbështesim

20:49, 23/02/2017
A+ Aa A-

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur reagimi për protestën e opozitës që po zhvillohet prej 5 ditësh në çadrën përballë godinës së Kryeministrisë.

Përfaqësuesi i shtetit të Teksasit John Cyrier i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilin e ka mbështetur në kauzën që ka ngritur.

Në letrën dërguar kreut të opozitës, Cyrier shkruan se “shqiptarët duan zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne do t’i mbështesim shqiptarët në përpjekjet e tyre për liri”.

Lulzim Basha ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agron Ramadani24/02/2017 19:07

Rrespekt per ata te huaj qe po solidarizohen dhe do te mbeshtesin te drejten legjitime per demokraci reale te popullit shqiptar! Por rrespekti ndaj vendit dhe vetevehtes,eshte e vetmja fuqi, e cila do te garantoje fitoren tone te perbashket! Era e lirise po rifryn si dikur,ne vitet 90-te.Ta pastrojme Shqiperine nga mafia!

bobo24/02/2017 16:37

pa lidhje fare.mbeshtetje per cfar,se spo merret vesh.ky o plitikan i deshtum.

Qytetari i merzitur24/02/2017 14:57

Sido qe te vije puna nuk duhet te behet koalicion me LSI SE ESHTE kANCERI I SHQIPERIS Prandaj o z bash do te kesh mbeshtetje nga te gjitha anet eshqiperise

Arber24/02/2017 11:42

Keto publikime mbeshtetje jane shenja deshperimi dhe manipulimi. Mbeshtetja kur vjen nga ShBA vjen nga Presidenti i ShBA, Sekretari i Shtetit, zevendespresidenti, Kryetari i Kongresit jo nga nje perfaqesues i Teksasit.

y24/02/2017 11:06

ka qene i pire ky

Gjon marku24/02/2017 05:36

Duhet patjeter qeveri teknike

bolja24/02/2017 00:17

Kujdes mos te pushoje zemra Geni pas 18 qershorit eshte e sgurte qe Basha do kete kryeminister I Shqiperise. Suksese ne jete Geni

Geni23/02/2017 22:47

O syry qorr mos genjeni se basha pushtetin do ta mar per 12vjet

Alb23/02/2017 22:39

Te tilla mbeshtetje per liri vetem ne fillim te viteve 90 ishin te pritshe dhe normale per kohen. Sot prononcime te tilla duken aq sa qesharake po dhe te trishta.

Mr. X23/02/2017 21:35

Dear President Basha?!

Shto koment

Denonco