FOTO/ Soros: Fleckenstein është i besuari ynë

FOTO/ Soros: Fleckenstein është i besuari ynë

14:50, 22/02/2017
A+ Aa A-

Paraditen e së mërkurës, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut  Fleckenstein gjatë një prononcimi të pazakontë në Tiranë, i cilësoi si përralla akuzat e bëra nga ish-kryeministri Berisha për rolin dhe ndikimin e rrjetit Soros.

Deklarata e zotit  Fleckenstein ishte eksplicite. Ai u shpreh:

Më lejoni të tregohem edhe më i drejtpërdrejtë në lidhje me një shfaqje televizive që është shfaqur mbrëmë. Kam shumë respekt për z. Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë dhe ndoshta më shumë respekt sesa mund të mendoni. E kam me të vërtetë.

Por ama do doja t’i kërkoja atij të mos fliste më me ato përralla sorosiane dhe madje mund të them se është fjalë për fjalë e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni dhe nga përvoja ime është se vetëm të dobëtit kanë nevojë për ato lloj përrallash dhe zoti Berisha nuk është një njeri i dobët.

Ndonëse zoti Knut Flenckenstein injoroi tërësisht deklaratat e Berishës dhe i cilësoi ato si përralla, një dokument i siguruar nga Hashtag.al, tregon se zoti Flenckenstein është pjesë integrale e rrjetit Soros dhe kritikat e tij ndaj Berishës rezultojnë në konflikt arbitrar interesi.

Disa mijëra dokumente të deklasifikuara të DCLeaks për rrjetin Soros, kanë mes tyre dhe një raport tepër interesant, të hartuar në vitin 2013.

Raporti i brendshëm i Fondacionit Soros mban emrin: ‘Lista e aleatëve të besuar në Parlamentin Evropian (2014-2019)’.

Që në hyrje të raportit bëhet e qartë se materiali është hartuar si një guidë për të orientuar të gjitha degët e këtij fondacioni në lidhje me zyrtarët e besuar në Parlamentin Evropian. Pra lista e zyrtarëve  evropianë që kishin dhënë ‘besën’ tek fondacioni.

Lista është e strukturuar sipas sektorëve dhe departamenteve të Parlamentit Evropian, ndërsa në seksionin e titulluar ‘Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë’, në listën e zyrtarëve të besuar të Fondacionit Soros, renditet edhe zoti Knut Flenckenstein dora vetë.

Nuk është përrallë, por dokument zyrtar i Fondacionit Soros, ai që e ka klasifikuar zotin Flenckenstein si pjesë të besuar të rrjetit.

Ky dokument e vendos zotin Flenckenstein përveçse në pozitat e konfliktit të interesit; edhe në pozitat e sharlatanit anglishtfolës të radhës, sepse rezulton se zoti Flenckenstein na ka thënë të mos besojmë përrallat për Sorosin, por janë vetë dokumentet e Fondacionit Soros ato që zbulojnë se Flenckenstein është në listën e njerëzve të besuar të Soros. / Hashtag.al  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku23/02/2017 10:15

    Sorra është i sigurt në Shqipëri sepse edhe Luli është sorraxhi.

    Arber22/02/2017 21:56

    Krasasi tp, eshte i sakte kur thote se nuk e dime kush eshte eprori. BE eshte ngritur si nje strukture nen shembullin e Bashkimit Sovietik, si nje tirani e burg i popujve Europiane (dallimi eshte se pjese e shtypjes kete radhe jane edhe popujt e europes perendimore jo vetem lindore), duke pasur si baze ideologjike parimin e "sovranitetit te kufizuar". BE drejtohet nga "anetare te byrose politike" qe zgjidhen nga PE (komiteti qendror jo nga populli) te cilet jane te plotfuqishem. Emisaret e tyre tamam si te deleguarit nga komiteti qendror bejne ligjin ne vendet anetare sic benin edhe te deleguarit e KQ aty ku shkonin. Sekretari i Partise ne nje ndermarrje ishte i plotfuqishem karshi drejtorit. Fondacionet e Soros funksionojne si ish Partitte komuniste. Prandaj pyetja eshte a eshte Rama apo Flenkeshtajni sekretari i partise. Eshte fare e dukshme se te gjithe ata qe ne nje mynyre jane te lidhur me Soros dhe agendat e tij, gjeja e pare qe bejne eshte te mbajne qendrime nihiliste duke thene se eshte ekzagjerim, dhe tip teorie konspirative te flasesh per influence te networkut te Soros. Mjafton fakti se 50 organizata qe organizuan te ashtuquajturin "Marshim i Grave ne Washington DC" kunder Trump jane te financuara nga Soros (ne fakt ishin ca gra obese qe paten rast te dalin nga shtepia e me ne fund te ecin). Donatori me i madh i fushates se Obames dhe pastaj i Hilarit ishte Soros. Shume antare te se ashtuquajtures "Rilindje" dhe anetare te kabinetit qeveritar bashke me zdapin drogaxhi Ramen, jane pjelle te fondacioneve Soros, qe emisare nga BE si puna e Vllahutin apo ambasadore si Lu-ja nuk jane gje tjeter vetem se sherbetore te kamufluar te Soros. Lu-ja eshte aq larg politikave te Departamentit te Shtetit te tanishem sa vetem fakti qe eshte ne nje vend te humbur si Shqiperia e mban ne ate karrike pasi nuk ka lidhje fare me politikat e tanishme te DSh. Thjeshte ai shfrytezon faktin se nuk ja ka njeri ngene per momentin te merret me ambasadorin ne Shqiperi. Por sigurisht kjo nuk do zgjasi shume. Rex Tillerson eshte ne fazen qe po pushon nga puna shume zyrtare te larte ne DSh, dhe shume shpejt do shohim edhe nepunes te vegjel te tipit Lu te largohen. Por deri ne fund si puna e ariut te plagosur Lu do beje cte mundet me mandatin fals te ambasadorit te implementoje detyrat e ustait te tij, Soros.

    ERION GOGA22/02/2017 21:55

    KORRUPSIONIT PO I VJEN FUNDI NE SHQIPERI DHE SIC ESHTE NJE SHPREHJE NUK DO TE GJENI VRIME KU TE FUTENI. PO E OFENDONI AMBASADORIN TONE ATJE MR. DONALD LU SIKUR TE JETE NJE NJERI DOSIDO. SA PER SQARIM QE TA DINI MIRE JU POLITIKANET E PROVINCES SHQIPERI QE ORA U KA NGELUR NE VITET E KONCERTIT 36. AMBASADORI MR. DONALD LU PERFAQESON DIREKT PRESIDENTIN E SHBA MR. DONALD TRUMP. DEPARTAMENTIN E SHTETIT AMERIKAN, QEVERINE E USA. JA U BERI SHUME TE QARTE DEPARTAMENTI I SHTETIT PO JU NUK KUPTONI GJUHEN TONE. SE SHPEJTI DO KUPTONI GJUHEN E DREJTESISE SE REFORMUAR E CILA DO UDHEHIQET DHE MBIKEQYRET DIREKT NGA USA DHE BE. ASNJE I KORRUPTUAR KRIMINEL VRASES PA PERJASHTIM TE CILET BEJNE PJESE NE FORMACIONET POLITIKE TE DJATHTA E TE MAJTA APO QENDRES DO DALIN PERPARA LIGJIT DHE DO PERGJIGJEN. JU INJORANTE NUK KUPTONI QE LUFTA E FTOHTE USA - RUSI DO ZHVENDOSET NE BALLKAN. USA KA NEVOJE PER NJE SHTET PRO AMERIKAN SOLID DEMOKRATIK E TE FUQISHEM. DHE ASNJE NGA POLITIKANET AKTUALE NUK ESHTE I KUALIFIKUAR PER KETE MISION TE RENDESISHEM. DONI APO NUK DONI JU REFORMA DO BEHET SIC DO USA DHE JO JU. MOMENTI KA ARDHUR. MJAFTE ME LOJERA DHE MASHTRIME. ENOUGH IT'S ENOUGH. ERION GOGA. WASHINGTON D.C

    Shaba22/02/2017 18:46

    O qelbesira i mutit! O ndyresirat e muti qe e qelbet BE-ne!! Ka te drejte z.Trump qe kerkon t'a shkaterroje dhe ta shperbeje BE si nje cerdhe te ndyre te Sorosit. O zorraxhinjte e mutit qe e shkaterruat Shqiperine!

    HERMES22/02/2017 17:42

    Ju gazetaret i meshoni teorive abstrakte, kerkoni te verteten per Soros me ç'do kusht, e verteta eshte qe ju skeni asnje informacjon te vertet mbi planet e Soros ne Shqiperi. Boni çorbe qe po Shqiptaret do ta pertypin. Ju tkeqen e keni zgjedh vet me vota e jeni shit ca me thas miell e ca me 20 m.lek. vet e keni fajin per Edi Ramen. Sorosin lejeni rehat. Nfakt duhet falenderu se ndoshta jua ka servir tkeqen dhe ju e hongret. Si rezultat duhet te nxirrni mesim nga kjo, (RIZGJIM KOSHENCE) goditja perfundimtare ndaj regjimeve, dhe kjo eshte gje e mire qe vjen nga mesimi i gabimeve. Perndryshe do ndertonit shoqeri pa baza te forta. (Eshte si tip "vaksine" ideollogjike) Tani merreni fatin ne dore dhe shporreni horrin qe mezi pret te shporret.

    Miku i Liut22/02/2017 17:05

    Edhe heres tjeter mos harro te vesh kravaten kur te dalesh ne konference shtypi si SORIST ME PATENTE, jo per gje, por te tregosh se je ne Shqiperi ne rruge zyrtare e jo private sorosiane.....FELLIQESIRE !

    laduti22/02/2017 16:53

    A e keni vene ndonjehere ne diskutim cfare thote I nderuari Berisha. Vetem miopet dhe sera e katunareve te Taulant Palles nuk beson ne realitete te tilla. Epo qe edhe Knut te binte era mut nuk ka kishte shkuar kurre ndermend. Do ti shkule nga rrenjet I nderuari Tramp mos u merzitni

    Luli eshte i pjerdh22/02/2017 16:52

    Aman se na merzitet koken me sorros. Une jam demokrat me shpirt por paaftesia e Bashes nuk mbulohet dot me perralla. Te mari prape Berisha Pd-ne me mire sesa te behemi armiq me gjithe boten per te mbrojtur Lulin

    Qytetar22/02/2017 14:56

    Te dolen dhe te palarat o SORRIST ZORRAXHI se ne konferencen qe dhe thate per perrallat e doktorit se nuk eshte e vertete po ja kush eshte e verteta .Ku dokumentat e fondacionit Sorros qse zbulojne se SHOKU FLANCKENSTEIN ESHTE NE LISTEN E BESUAR TE SORROSIT....

    krasasi tp22/02/2017 14:56

    Kuriozitet do kishim te dinim qe ne dasmen e z.Soros a ishte i ftuar edhe z.Knut, per te pare se kush eshte shefi z.Rama apo z.Knut?.A eshte edhe z.Knut si z.Rama mik shtepije i z.Soros, pervecese antar i rrjetit soros?.Ka ardh ati te biri, apo vartesi te eprori?.Apo miku te miku i mikut?.

    Shto koment

    Denonco