Berisha i përgjigjet Fleckeinstein: Të respektoj, por u ngute. Ishe i pabazë dhe ...

Berisha i përgjigjet Fleckeinstein: Të respektoj, por u ngute. Ishe i pabazë dhe ...

14:03, 22/02/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të bëra nga Knut Fleckenstein gjatë mesditës së sotme. Me një deklaratë të tij, Berisha sqaron Fleckenstein se Soros është spekulanti më i madh dhe ka korruptuar njerëz deri në Berlin.

Ish-kryeministri shkruar se është më mirë që Parlamenti Europian të hetojë Xhorxh Sorosin se të bëhen deklarata të tilla në Tiranë.

Deklarata e plotë e ish-kryeministrit Sali Berisha

Deputeti i Parlamentit Europian dhe reporteri për Shqipërinë, Knut Fleckenstein në nje konference shtypi sipas mediave nder te tjera ka deklaruar sa vijon:

"Kam shumë respekt për Berishën, ndoshta më shumë sesa mendoni ju dhe këtë e kam me të vërtetë. Por ama do të doja që t’i kërkoja të mos fliste më për këto përralla sorosiane, e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni. Zoti Berisha nuk është i dobët”, tha deputeti i parlamentit Europian që vizitoi Tiranë këto dy ditë."

Me këtë rast, duke shprehur me sinqeritet vlerësimin tim të palëkundur për kontributin e tij qenësor personal dhe të Parlamentit Europian në dekriminalizimin, por dhe probleme të tjera të vendit, me duhet t'i them se deklaratën e tij e konsideroj te ngutur dhe të pa bazuar për arsyet që vijojnë:

- Deklaratat e mia për Xhorxh Soros dhe mafien e tij, si një rrezik madhor për demokracinë shqiptare janë të bazuar jo në hamendje, por në dokumente autentike të pakundërshtueshme nga të gjithë ata që duan të besojnë të vërtetën.

- Denoncimet e mia në parlamentin shqiptar ndaj veprimeve mafioze të Soros dhe networkut të tij në Shqipëri, të bazuara në dokumente dhe fakte, datojnë vite më parë dhe nuk kanë lidhje me polemiken e sotme që zhvillohet në SHBA për veprimtarinë e kryespekullantit të planetit.

- Xhorxh Soros përfaqëson sot miliarderin që ka korruptuar më shumë se kushdo tjetër mbi tokë politikanë, personalitete lokale dhe ndërkombëtare në vendet ish-komuniste, por edhe në vende të tjera. Ai ka korruptuar gjithashtu individë dhe grupe në institucione serioze ndërkombëtare të vendosura në kryeqytete të vendeve të ndryshme përfshi këtu Berlinin!

Në këtë kontekst, mendoj se jo hedhja poshtë me apriori apo paragjykime të zërave që kërkojnë një të vërtetë tronditëse, por hetimi me transparencë nga Parlamenti Europian dhe parlamente të vendeve të interesuara duhet të ishte përgjigja e duhur dhe respekti i detyruar nga e vërteta.

Se fundi, shtoj se me deklaratat e mia kam vetëm një qëllim: Të mbrojë një të vërtet që e vlerësoj se ka interes të padiskutueshëm për vendin tim, por edhe miqtë e mi kudo që janë! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

zghug23/02/2017 16:20

ehaaaa

Dautkab22/02/2017 18:16

Fleckeinstein mori pjese ne Maqedoni me Zaev, si duket nuk i parapelqen kur demonstrohet djathtas. EU dhe Kocijancic sduhet te nguten per natyren e demonstratave ne Tirane, 1100 arsye ka te demonstrohet. Dr. BERISHA, gezon respektin gjitheshqiptar, Eshte demokraci zoti Fleckenstein,

Miku i Liut22/02/2017 17:13

Doktor vazhdo punen se felliqesirat jane kudo...... Fleckensteini ishte ke lista SOROSIT prandaj i ka djeg bytha !

Drini 22/02/2017 15:08

Kemi 27 vjete qe i kemi ndegjuar perrallat e tua dhe ato kane sjelle vetem tragjedi dhe vareferi per te zgjatur trazicionin i cili u ka sherbyer vetem ju politikaneve dhe mafies qe keni montuar me politiken tuaj me te poshter qe ka pasur Shqiperia ne historine e saj. .

krasasi tp22/02/2017 14:19

Paraqitja e formulareve ku punojsit e Gardes se Republikes detyrohen te plotesojne por te njejtat edhe per mesuesit dhe nje kategori tjeter punojsish i ka kthyer dhe i detyron qe per kafshaten( ndryshe, qeverija ta heq nga dora)keto institucione dhe punonjsit te behen spiuna, te mbledhin informacione e tja paraqesin seksioneve te partive te mazhorances me qellim qe keto ti kalojne ne skaner per te zbuluar kundershtaret e qeverise.Kjo detyre shtepije e vene nga qeverija per punojsit eshte ne kundershtim me ligjin per "Mbrojtjen e te Dhenave pPersonale dhe te Drejten e Informimit"dhe duhet hetuar nga prokurorija.Keta formular jane skandaloz.Studime dhe sontazhe qe duhet ti kryejne strukturat partiake i kryen administrata publike.Skandaloze.

Shto koment

Denonco