Basha në mbledhjen e partive të djathta europiane: Mbështetje për fitore në zgjedhjet

Basha në mbledhjen e partive të djathta europiane: Mbështetje për fitore në zgjedhjet

17:45, 23/01/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha merr pjesë në mbledhjen e partive të djathta europiane në Bruksel ku diskutohet për politikën e Bashkimit Europian.

Përmes një statusi në Facebook, Basha sqaron se qëllimi i takimit është bashkërendimi i aktiviteteve politike gjatë këtij viti, ku për disa partia ky është vit elektoral.

“Nga Uashigtoni sot udhëtova drejt Brukselit ku po marr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, familjes së partive të djathta europiane ku bën pjesë edhe Partia Demokratike. EPP, si partia më e madhe në Komisionin dhe Parlamentin Europian, luan një rol kyç në politikën e Bashkimit Europian.

Një nga qëllimet kryesore të takimit është bashkërendimi i aktiviteteve politike gjatë këtij viti, i cili për disa nga partitë anëtare është vit elektoral, përfshi CDU-në e Merkelit, republikanët francezë dhe, natyrisht, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Familja jonë politike do të na ndihmojë dhe mbështesë fuqimisht për fitoren tonë në zgjedhjet e ardhshme”, shkruan në Facebook kryetari i PD Lulzim Basha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

rilindasi23/01/2017 18:32

merru me bazen o bash,se po te del duarsh

Shto koment

Denonco