'Edi Rama konja e Sorosit, nuk përshëndet presidentin Donald Trump'

'Edi Rama konja e Sorosit, nuk përshëndet presidentin Donald Trump'

14:36, 23/01/2017
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Interesi kombëtar në këmbët e Edi Ramës, kones së Xhorxh Sorosit!

Për herë të parë që nga koha e Enver Hoxhës, kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama nuk uron kreun e ekzekutivit, presidentin e SHBA-së për marrjen e detyrës.

Inaugurimi i presidentit të ri të SHBA-së është një ngjarje madhore për kombin amerikan, miqtë e tij dhe mbarë botën. Kjo sepse më së pari, SHBA-të janë sot faktor kryesor i paqes dhe stabilitetit në planetin tonë. Prandaj dhe urimet e liderëve nga mbarë bota për presidentin e SHBA-së me rastin e marrjes së detyrës.

Inaugurimi i presidentit të ri në SHBA, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar është i një rëndësie edhe më të veçantë se sa për kombet e tjera. Kjo para se gjithash për vetë rolin përcaktues që SHBA-të kanë luajtur në historinë e lirisë tonë.

Por megjithë rolin përcaktues të SHBA-së në sigurinë e botës si udhëheqës i Aleancës së Atlantikut të Veriut, rolin e tyre vendimtar në lirinë e kombit shqiptar, Edi Rama, kreu i ekzekutivit shqiptar njëlloj si Enver Hoxha dikur dhe Kim Jong Un sot, nuk e uroi dot presidentin e ri të SHBA, aleatit tonë strategjik kryesor me rastin e marrjes së detyrës.

Kjo sepse Edi Rama, si një kone e Xhorxh Sorosit i lejoi vetes të nxjerrë nga goja në mediat e mëdha, të kontrolluara nga Soros, gjatë fushatës kundër Presidentit Donald Trump, sharje të ulëta prej ordineri të cilat nuk i thanë dot as dhe kundërshtarët e tij me ekstremistë.

Ai përveç sharjeve prej halabaku politik u zotua se zgjedhja e Trump (zoti mos e thëntë) do dëmtonte shumë marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA duke harruar se këto marrëdhënie janë jetike për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Me këtë rast ftoj çdo shqiptar të qëndrojë fuqishëm kundër Edi Ramës, që përbën aktualisht me qëndrimet e tij, një rrezik të madh për interesin dhe sigurinë tonë kombëtare!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jani Sava23/01/2017 22:32

Ku gjendet ambasadori Donald Lu? A nuk duhet te jepte pritje per zgjedhjen e kryetarit te Shtetit te tij ose te pakten nje mesazh?!

laduti23/01/2017 20:45

Elias me mire te shkon emri gelas pule. Ku ke mend dhe turi ti mut te gjykosh Dr. Berishen qe njerzve si puna jote u hapi syte. Po ty te ka mbetur ora tek koha e qelbesires enver. I shkofsh sa me shpejt prane

Moses23/01/2017 16:26

Mire atehere! Po themi nje shkrim nga Elias dhe jo nga SB qe s'paska fytyre me fole!!!. Cfare ndryshon kjo ne lidhje me qendrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj Presidentit Trump??? A na rrezikohen mardheniet e Shqiperise me SHBA-te per shkak te kryeministrit dhe pronarit te tij, Soros??? A rrezikohet perandoria SOROS, ky oktapod okult nderkombetar??? Ja, per keto mund te fliste Elias-alias-Fuga!!!

Mondi23/01/2017 16:11

Doktor mos u lodh mo me kte eksentrik te disekulibru se shikon qe ai po ha nga rrobat e veta,me fol me edvinin sikur ke fol me tapen,lere idjotin ne rrugen e tij.

Mondi23/01/2017 16:11

Doktor mos u lodh mo me kte eksentrik te disekulibru se shikon qe ai po ha nga rrobat e veta,me fol me edvinin sikur ke fol me tapen,lere idjotin ne rrugen e tij.

Elias23/01/2017 14:57

Trumpi spo pjerdh vende si Gjermania jo te kete ne hesap ty mer zhuls muti... Car do qe t boje Edi Rama vetem ti ske goje me fol , pranaj qepe ate hale se qelbe dynjon.....

Shto koment

Denonco