Edi Rama dhe show i tij për 21 Janar

Edi Rama dhe show i tij për 21 Janar

15:53, 21/01/2017
A+ Aa A-

Gjashtë vite pas 21 janarit 2011, kryeministri Edi Rama ka vazhduar edhe sot me show-n tradicional të tij.

Çdo vit kryeministri i vë familjarët e viktimave të dëgjojnë një fjalim të gjatë. Edhe sivjet, Rama lavdëroi heqjen e kangjellave nga kryeministria si arritje të qeverisë.

Ndonëse ka çdo pushtet në dorë, Rama për vit ankohet për mos zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk është sqaruar mirë si u nxit konfrontimi mes popullit dhe organeve të rendit.

Prej 2013 Rama ndan në pushtetin me LSI, kundër së cilës ai organizoi protestën e 21 janarit. Zbardhja e 21 janarit do të hidhte dritë mbi organizatorët dhe përfituesit prej ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fatmir22/01/2017 02:56

Ju, Edi Rama jeni i pafytyre, i pashpirt dhe i pangopur ne grykesine tuaj. Ata fatkeqe dhe familjet qe lane pas (qe sot i quani deshmore te rilindjes) jane gjahu, qe ju me vetedije, pergatitet ate dite. Ju e dinit mire qe perballe do kishit nje skizofren si Sali Berisha, nje njeri te trashe dhe delirant. Ju jeni i zgjuar, ne te keqen tuaj, dhe e dinit fare mire qe Saliu ne nje forme ose ne tjeteren do vepronte ne ate menyre (sepse ai e kish treguar edhe me pare kete ane te tij). Pra e thene ndryshe, ju sollet ne guzhinen e Saliut produktet qe ai do gatuante. Ju kishit llogaritur cdo gje pavaresisht qe kjo do kushtonte me jeten e atyre te mjereve. Po sot cfare bete, si kryeminister????? Shpeblyhet familjet, kerkuat te lani duart???? apo te pastroni ndergjegjen tuaj????? Eshte nje problem i madh kryeminister, Duhet te pergjigjeni ku i gjetet milionat me te cilat shpeblyet familjet e tyre? I moret nga buxheti i shtetit? me cfare te drejte e beni kete? ata nuk u vrane ne nje fatkeqesi natyrore, ne nje lufte per shpetimin e vendit, nuk kryen nje akt ne sherbim ndaj Atdheut (Atdheu nuk eshte Partia Socialiste apo Rilindja juaj). Nese vertet e ndjen qe duhet ti shperblesh atehere te ardhura duhet te dalin nga ty dhe nga Saliu(dhe nga kulishat qe keni rrotull). Nga ty sepse i sakrifikove i etur per pushtet dhe Saliu qe me trashesine e tij ra ne kurthin tend dhe urdheroi ekzekutimin e tyre. Ktheji popullit parate kryeminister dhe paguaj shperblimin familjes te atyre te mjereve nga milionat qe ke fituar, Tregohu njehere te vetme ne jeten tende xhentil, prano qe e ke dhjere fare por mos vazhdo ta dhjesesh akoma. Kerkoji Saliut te paguaje gjysmat sepse ne kete krim jeni te dy ortake

Shto koment

Denonco