Kërcënon Idrizi: Ata që bëjnë ‘zëdhënësit e Athinës’ do përballen me ne

Kërcënon Idrizi: Ata që bëjnë ‘zëdhënësit e Athinës’ do përballen me ne

12:59, 21/01/2017
A+ Aa A-

Në 26-vjetorin e krijimit të Shoqatës “Çamëria”, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se ata që do të përpiqen të bëjnë zëdhënësin e Athinës do të përballen me partinë e tij. Përveç Vangjel Dules Idrizi ka pasur përplasje edhe me kreun e LSI-së, për mënyrën se si i ka ndërtuar ai marrëdhëniet me Athinën zyrtare.

“Ata që do të bëjnë të ashtuquajturit zëdhënësa të Athinës do përballen me ne. Çamëria nuk ka çmim. Ka vetëm drejtësi. Rroftë Shoqata Çamëria, rroftë Shqipëria.”, Than ë fund të fjalës së tij Idrizi.

Menjëherë pas zgjedhjeve të Dibrës marrëdhëniet mes dy aleatëve në koalicion PDIU dhe LSI u acaruan shumë kur u duk se kryeministri Rama, po përpiqej që Ilir Metën ta shkëmbente me Idrizin. Por kulmi i zemërimit të partisë së “Çamëve”, arriti pas vizitës së kreut të Kuvendit në Athinë në fund të vitit të shkuar. Në atë kohë Idrizi la për të nënkuptuar, se Meta po bënte zëdhënësin e Athinës për të ftuar protagonizëm elektoral brenda vendit.

SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nida22/01/2017 09:53

Jeni krenaria e cdo shqiptari qe eshte atdhetar Zoti Idrizi!!!Jemi me ju!

Eugen Mustafallari. 21/01/2017 20:29

Idrizi ti je fatkeqsia e çamerise.

Eugen Mustafallari. 21/01/2017 20:27

Idrizi ti je fatkeqsia e çamerise.

Eugen Mustafallari. 21/01/2017 20:26

Idrizi ti je fatkeqsia e çamerise.

idriz21/01/2017 16:03

Kur u bere edhe ti cam o Idriz. Ti mendjen e ke vetem tek leket dhe jo camet Pse nuk u bere cam njehere te vetme perpara se te zaptoje PDIU ? Cdo gje tjeter mund te jesh por cam nuk je. I ke ndare camet te jathte e te majte . Sipas teje camet e djathte nuk jane camer. Te eshte barku kacek nga ato qe po merr nga drejtorat e tu. Shikohu njehere ne pasqyre se sa shume je fryre.

Shto koment

Denonco