Çfarë po ndodh me ‘ABC’? Largime dhe shkarkime të shumta!!! Ja kush ka ikur

Çfarë po ndodh me ‘ABC’? Largime dhe shkarkime të shumta!!! Ja kush ka ikur

16:28, 11/01/2017
A+ Aa A-

Ndryshime të mëdha në televizionin informativ ABCNews. Burime nga ky televizion kanë bërë të ditur se në ditët e para të janarit janë bërë shumë ndryshime.

Sipas tyre janë larguar shumë punonjës e në mes tyre edhe drejtori i këtij televizioni që ishte në këtë detyrë prej disa vitesh.

Armand Shkullaku mësohet se nuk ka pranuar propozimin e ri të pronarit Aleksandër Frangaj duke mos qenë më drejtor i ABCNews. Ai do të qëndrojë në këtë detyrë deri në fund të janarit.

Mësohet se Frangaj i ka ofruar një post tjetër Shkullakut, për të cilin ai ende nuk ka dhënë përgjigje. Por jo vetëm kaq.

Burimet thanë se ka pasur edhe lëvizje të tjera të drejtuesve dhe gazetarëve të këtij televizioni.

Burimet thanë se televizioni mund të jetë shitur tek pronarë të rinj, të cilët kanë vendosur të bëjnë lëvizje, ose pronarët aktualë janë duke ndryshuar politikat e televizionit.

ABCnews ishte ndër të paktë ekrane në opozitë me qeverinë e drejtuar nga Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ana usa12/01/2017 18:32

I kujtdo krahu qe te jesh o njerez te mire (pak budallenj) nqs opozita e nje vendi dobesohet dhe vdes vendi kalon ne monizem......hehe dhe pastaj e dini nga eksperienca juaj se cfare ka mundesi te ndodhi....Good Luck

bruno12/01/2017 09:46

Gjynaf, edhe nje tv qe ishte jasht reshtit, u fut ne shtrunge. Nuk ka per tu bere ky vend, zoti na ndihmofte.

Titi12/01/2017 08:07

Nuk dobsohet opozita o i shkrete por vendoset diktatura se po shajte kryeministrin ose kr e bashkise ose pa pune ose gjyqeve njesoj so ne kohen e atij merhumit. Filloi lufta me medjan ky eshte vetem fillimi.

bledi11/01/2017 23:23

denis nje opozite e fort eshte pasuri per cdo vend qoft ps apo pd. shiko rastin e tanishem.. me nje opozite te lodhur dhe per te ardhur keq arroganca e rames dhe korrupsioni spo njohin kufi. nje media servile si duhet askujt as atij militantit qe gezon per partine qe ka fituar packa ske ska buke te haj ne shpi. e kupton qe te gjithe tv jane vene ne sherbim te shtetit si me pas qene organ partiak. ska gje me neveritese

denisi 11/01/2017 17:36

Ketu e keni hallin Ju! Po " dobesohet" opozita!!!!!

Shto koment

Denonco