Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kufiri detar me Greqinë/ Dule: Dy vendet janë të vonuara, Rama po mban peng...

Kufiri detar me Greqinë/ Dule: Dy vendet janë të vonuara, Rama po mban peng...

12:51, 24/03/2018
A+ Aa A-

Kryetari i PDBNJ-së, Vangjel Dule,  akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka mbajtur peng marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë për pesë vjet.

"Në këto 5 vitet e fundit janë bërë hapa prapa në marrëdhënie me fqinjin tonë, të cilat kanë kosto jo të vogël. Marrëdhëniet midis dy vendeve nuk mund të mbahen peng për një kohë të gjatë, sepse ato janë solide, të shtrira në histori dhe në të tashmen. Rama nuk mund te mbaje peng vendin në marrëdhëniet me Greqinë", tha Dule.

Kreu i PBDNJ-së i bëri këto komente gjatë një aktiviteti të zhvilluar në qytetin e Korccës, të organizuar me rastin e festës së Greqisë.

Sa i takon marrëveshjes për detin Dule vlerëson si të drejtë marrëveshjen e vitit 2009, dhe shpreson që negociatat të konkludojnë në një rezultat të drejtë dhe efektiv.

“E drejta ndërkombëtare prevalon mbi të drejtën e vendit përfshirë dhe Kushtetutën. Greqia dhe Shqipëria janë të vonuara në arritjen e marreveshjes", shprehet më tej Dule, i cili sjell në vëmendje edhe apelin e Junker në Tiranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco