Meta kundër Ramës: Emigrimi 'hemoragji e trurit'

Meta kundër Ramës: Emigrimi 'hemoragji e trurit'

23:45, 17/03/2018
A+ Aa A-

Në fjalën e tij në panelin e veçantë dedikuar sigurisë së Ballkanit në Forumin e 6-të Global që mbahet në Baku, Presidenti Ilir Meta tha se e ardhmja e përbashkët e vendeve të rajonit është integrimi në BE. “E ardhmja e përbashkët e qytetarëve tanë në Ballkan, varet nga vetë vendet tona, nga aftësia jonë për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes me më shumë zhvillim dhe prosperitet për popujt tanë”, nënvizoi Presidenti Meta.

Ndryshe nga kryeministri Rama që emigrimin e shqiptarëve e konsideron si fenomen që ndodh edhe në vendet e zhvilluara europiane, Meta shprehu shqetësimin se po ndodh "hemoragjia e trurit":

"Fatkeqësisht, sfidat e përditshme ekonomike të vendeve tona në epokën aktuale të globalizmit po frymëzojnë valë të reja të emigrimit masiv drejt BE-së, sidomos mes të rinjve të kualifikuar.Kjo “hemoragji e trurit” drejt Europës po krijon pasoja të shqetësuese për të ardhmen e shoqërive tona".

*FOTO/ Presidenti Meta, folësi kryesor në panelin për Ballkanin në Forumin e 6-të Global të Baku-së

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco