Reagon ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani: Nuk po arreston shteti, por pushteti!

Reagon ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani: Nuk po arreston shteti, por pushteti!

14:08, 17/03/2018
A+ Aa A-

Edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas arrestimeve të fundit të zyrtarëve të bashkisë në Lezhë, por këtë herë në një këndvështrim politik.

Sipas Manjanit mënyra sesi pushteti po i bën këto aksione në mënyrë publike, të realizuara nga një polici politike, nuk mund të jenë kurrë të ligjshme edhe nëse bazohen në shkelje të vërteta të ligjit. Gjithashtu ish-ministri analizon,  se e gjithë kjo valë arrestimesh po kryhet nga pushteti dhe jo nga shteti, siç duhej të ishte në një vend ku sundon ligji dhe jo politika.

“Kur policia e zgjedhur nga Pushteti, të heton, arreston dhe të (para) gjykon publikisht, drejtësia e ligjit nuk ekziston! Edhe sikur argumentet e Policisë politike të jenë 100% të vërteta, ato prapë quhen POLITIKE dhe të NJËANSHME. Kështu ndodh kur sundon pushteti dhe jo shteti!”, shkruan në Twitter Ylli Manjani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Borealis17/03/2018 22:50

Te gjitha keto arrestime, kane vetem dy qellime : 1. te beje shkume per ta pare ata verdhacuket e huaj, qe kane dhene parate dhe 2: per te terrorizuar opinionin opozitar ne kete vend. Por mos u ligeshtoni , se zullumi i pushtetit eshte si M>>> , qe keputet vete kur trashet. Lereni ate Kokboshin te kapardiset me ato qe ben , se do rrezohet duke u ngateruar me kembet e veta.

gramoz17/03/2018 18:07

Dhe arrestimet Kane nisur nga veriu ata ishin armiqte me te medhenj te pushtetit komunist, dhe prap veriut i trembet aleanca e qelbesirave me policine e hetuesit te kohes hoxhiste fatzi xhafes.

Bobi 17/03/2018 16:33

Ik ore ylli pa cepa,keq kur s arrestohet njeri keq kur arrestohen ata qe kan shkelur ligjin! Ore jeni mir ju apo jo ?

Askushi 17/03/2018 15:43

Priteshin kapjet e peshqeve dhe peshakqeneve te medhenj, dhe njerzit besuan...harruan qe peshkaqei dhe peshku i math nuk kapen ne grep, por te kapin me dajak...

Labi17/03/2018 15:16

Manjani eshte i saket!

Shto koment

Denonco