TABELA/ Shifrat e frikshme, shqiptarët po e braktisin vendin, vetëm në muajin janar ikën ...

TABELA/ Shifrat e frikshme, shqiptarët po e braktisin vendin, vetëm në muajin janar ikën ...

12:05, 23/02/2018
A+ Aa A-

Shqiptarët po largohen përditë nga vendi. Këtë e tregojnë edhe shifrat zyrtare të bëra publike nga INSTAT.

Sipas të dhënave zyrtare vetëm në muajin janar të 2018, nga Shqipëria janë larguar 74997 qytetarë.

Image

Numri i qytetarëve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2018, është 448.103. Krahasuar me Janar 2017, ky numër është rritur 20.8 %.

Hyrjet e qytetarëve shqiptarë dhe të të huaj në muajin Janar 2018, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 79,8 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 16,6 % dhe detare zënë 3,6 %.

Numri i qytetarëve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në vend, në muajin Janar 2018 është 605.444, duke u rritur 29,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i qytetarëve të huaj të hyrë në vend në muajin Janar 2018 është 232.338, krahasuar me Janar 2017, ky numër është rritur me 34,5 %.

Në Janar 2018, hyrjet nga Maqedonia kanë patur rritjen më të madhe me 47,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Qytetarët shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Janar 2018, janë 726.463 duke shënuar një rritje me 30,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kokepalari24/02/2018 18:50

Ndryshimet per mire do fillojne kur te mos iki me njeri por te protestojne deri sa te gjendet nje zgjidhje.Keta horra qe jane sot ne politike nuk duan ne asnje menyre antaresimin TE GJITHA PALET. ANTARESIMI DO ISHTE FUNDI I TYRE.

Daj Jaku23/02/2018 14:38

A e keni parë filmin Troy? Akili vret Hektorin. Në film janë armiq për vdekje. Në realitet janë miq, janë kolegë, janë e njëjta gjë. Për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët duhet të ngrihemi e të shporrim tërë këtë trupë teatrale me gjithë skenarin që na servirin prej 28 vjetësh. Përndryshe të ikim të gjithë nga sytë këmbët dhe Shqipërinë ta marrë turku, greku, sërbi, hebreu, çifuti, kushdoqoftë, çna plasi.

t23/02/2018 13:28

Shqiptaret do vazhdojne te ikin me mundesine me te vogel se jo vetem qe kjo qeveri gjoja socialiste, qe vetem sociale nuk eshte,por edhe opozita eshte me brek neper kembe dhe nuk di as vete ç'ben,duke mos dhene asnje shprese per ndryshim

Shto koment

Denonco