Rama: Debati me Haradinajn? Nuk ka rëndësi fare, unë uroj që...

Rama: Debati me Haradinajn? Nuk ka rëndësi fare, unë uroj që...

15:56, 17/02/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga darka në shtëpinë e Ramush Haradinajt, si dhe debatin publik të krijuar mes dy drejtuesve të qeverisë gjatë pasdites së djeshme.

Rama është pyetur nëse u sqarua me Haradinajn gjatë darkës në shtëpinë e tij, ndërsa u përgjigj se “jo e kishim lënë darkën pas emisionit dhe nuk kishte asgjë për të sqaruar. Unë kam bindjen time, ai të vetën, nuk ka asnjë problem”.

“Unë ashtu sikundër jam i drejtpërdrejtë kur flas, nuk e kam problem kur të tjerët janë të drejtpërdrejtë kur flasin. Nuk ka rëndësi fare, në fund fare se çfarë është thënë, rëndësi ka se çfarë do të bëhet. Unë uroj shumë që Ramushi do të bëjë gjënë e duhur dhe me kaq mbaron”, theksoi Rama për TCH.

Në lidhje me arritjet në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Rama tha se gjithmonë mund të bëhet më shumë, ka gjithmonë arsye për të menduar se diçka mund të ishte bërë më mirë, por në fund e rëndësishme është që ajo çka është bërë është shumë më tepër se ajo që nuk është bërë.

“Unë jam shpresëplotë që janë momentet e fundit të ngërçit dhe uroj shumë që shpresat të realizohet me një votë ratifikimi në Kuvend për ta çliruar përfundimisht Kosovën nga pengesa e tmerrshme e pamundësisë për të lëvizur lirisht qytetarët e saj. Por jo vetëm kaq, por edhe për të rivendosur shtetin në një pozicion të respektueshëm pasi kjo e demarkacionit i ka shkaktuar kosto shumë të mëdha shtetit të Kosvoës, në raport me komunitetin ndërkombëtar, dhe miqtë dhe partnerët që janë kontributorët kryesorë të lindjes së shtetit të Kosovës”, tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco