Kolonjë, Ramës nuk i ka dalë ende inati me Kuvendin

Kolonjë, Ramës nuk i ka dalë ende inati me Kuvendin

12:52, 18/11/2016
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur sot fushatën elektorale në Kolonjë, ku të dielën do të zhvillohet votimi për kryetarin e ri të bashkisë, pas vdekjes së kryebashkiakut Arben Malo nga një atak kardiak.

Në fjalimin e Ramës pro kandidatit të majtë Ilia Selfo nuk munguan sulmet ndaj opozitës, në veçanti, ai e sulmoi për bllokimin e foltores dje në Kuvend nga deputeti Flamur Noka. U duk qartë se Kryeministrit ende nuk i kishte dalë inati kur tha duke iu referuar PD-së:

“...dhe që gjënë më të mirë që gjen për të bërë është të bllokojë me dhunë foltoren e Parlamentit sikur është vend aty për të bërë ndërtimin pa leje të radhës. Ju do ta votoni Ilian dhe për një arsye tjetër, se jo gjithmonë Shqipërisë dhe shqiptarëve u ka dalë mirë me doktorët dhe Ilia është një mundësi që të vërë në vend nderin e doktorëve kur vjen puna që merren me politikë.... Vota juaj do ta ndihmojë dhe PD-në të zgjohet, - theksoi ai, - ata, që kanë misionin e madh të përfaqësojnë opozitën në Kuvend dhe që e çnderojnë opozitën sa herë hapin gojën.”

Lidhur me kandidatin e djathtë, Dritan Hajron, Rama pranoi se nuk e njihtei: “Unë nuk e njoh kandidatin tjetër dhe nuk mund të them asnjë fjalë për të, por njoh mirë saliun, Lulzim dhe PD dhe njoh mirë atë shprehjen e popullit “Kush fle me atë, gdhihet me ato”, “Më thuaj me kë rri, të të them kush je”. Me ata që rrinë me Saliun dhe Lulin, asgjë e mirë nuk mund t’i vijë Kolonjës.

Padyshim, kjo nuk është një zgjedhje mes dy kandidatëve. Këtë zgjedhje Kolonja e ka bërë ëm 23 qershor kur ka votuar Aleancën për Shqipërinë Europiane.

Sidoqoftë, më 20 nëntor, është shumë e rëndësishme jo thjesht Ilia të fitojë, por të gjithë kolonjarët që duan një të ardhme këtu në Kolonjë, që asaj t’I kthehet shkëlqimi njëhërë e një kohë, duhet të marrë pjesë në votim. Të marrin pjesë në votim të gjithë, me bindjen se nuk është çështje votash, por çështje morale e politike për t’i dhënë një mesazh shumë të qartë Shqipërisë dhe politikës në Tiranë se populli e ka bërë zgjedhjen e vet dhe nuk ka ndërmend për disa kohë të ndryshojë mendje.

Kush nuk shkon të votojë, mban anën e krahut të gabuar, e zgjedhjes më të keqe, sepse një votë që mungon në anën e duhur është një votë më pranë anës së gabuar dhe zgjedhjes më të keqe,” tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco