Rama: Si ka mundësi që Lu e Vllahutin të përshëndesin zgjedhjen e Prokurores së Përkohshme? Ja përgjigja….

Rama: Si ka mundësi që Lu e Vllahutin të përshëndesin zgjedhjen e Prokurores së Përkohshme? Ja përgjigja….

22:07, 15/01/2018
A+ Aa A-

Rama sonte në një intervistë televizive ka shtruar disa pyetje retorike: Si ka mundësi që shqiptarët të hanë këtë lloj sapuni për djathë, kur thuhet se Kryeministri po kap drejtësinë apo prokurorinë dhe BE dhe SHBA ta pranojnë një gjë të tillë? Si ka mundësi që SHBA dhe BE të bien squk, apo të përshëndesin zgjedhjen e kryeprokurores, nëse unë e paskam kapur drejtësinë?

Përgjigja është e thjeshtë: Përse këta dy ambasadorë s’thanë një gjysëm fjale për kultivimin e kanabisit në të gjithë vendin?

Përse këta dy ambasadorë heshtën për implikimin e policisë në kultivimin e kanabisit dhe përmbytjen e Italisë e të Greqisë me marijuanë nga toka deti e ajri?

Përse këta dy ambasadorë nuk përshëndetën kërkesën e Prokurisë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të brendshëm Tahiri që rezultoi i lidhur me klanet e familjet mafioze në trafikun e drogës e të armëve në Itali?

Përse këta dy ambasadorë mbyllën sytë, veshët e gojën kur Rama dhe PS votuan kundër heqjes së imunitetit të Tahirit që ti hapej rrugë drejtësisë për të vepruar në rastin e akuzimit të ministrit të implikuar në trafikun e drogës e të armëve? E tjerë e tjerë…

Mjaftojnë këto pyetje për ti dhënë përgjigje pyetjes retorike të Ramës…

Syri.net /15 janar 2018

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjergj Simaku16/01/2018 14:00

Ambasadori Lu ben politiken e Edi Rames. Kjo eshte me se e qarte per te gjithe. Problemi nuk qendron tek shqiptaret por tek Departamenti i shtetit. DAP duhet te prononcohet nese politika pro Rames eshte e DAP apo politike personale (e paguar) e Lu

Arber16/01/2018 01:24

Sepse Lu e Vllahutin jane pjese e sektit te Soros sic eshte edhe Rama e te tjere.

Shto koment

Denonco