Roland Bejko në Syri.net: Berisha identiteti i PD-së, sfida e Bashës bashkimi i partisë...

Roland Bejko në Syri.net: Berisha identiteti i PD-së, sfida e Bashës bashkimi i partisë...

18:57, 11/12/2017
A+ Aa A-

Roland Bejko i ftuar në studion e Syri.net e cilësoi Sali Berishën si identitetin e PD-së, liderin historik të kësaj partie. “Berisha është koncentrimi i të gjitha kontributeve në këtë parti nga 1990 deri në momentin që vendosi të japë dorëheqjen”, tha Bejko.

Duke komentuar fjalimin e Bashës në 27 vjetorin e themelimit të PD-së, Bejko tha se ishte një fjalim koncentruar dhe me disa të vërteta.

“Mendoj se sfida e zotit Basha është bashkimi i PD, pra duhet të nxjerrë atë që ka brenda si një politikan i nivelit të lartë, dhe unë e di që ai ka një talent në këtë drejtim.

Mbaj mend kohën kur drejtonte ministrinë e Brendshme dhe drejtoi procesin e heqjes së vizave.

Por mendoj se z. Basha i mungon pak përvoja përsa i takon historisë së PD-së, e cila është përballur edhe me rrezikun e zhdukjes nga forca të tjera politike”, tha Bejko.

Referuar marrëveshjes mes kreut të PD dhe kryeministrit, Bejko theksoi se Edi Rama është pak hilacak. “Rama në njërën anë bën thirrje për dialog dhe në anën tjetër tenton të uzurpojë institucionet, si në rastin e Prokurorit të Përgjithshëm. Nga ky moment nuk ka çfarë dialogu të zhvillohet kur njëra palë tenton të kapë institucionet, apo të përdorë tiraninë e opinionit për t’iu diktuar shqiptarëve apo opozitës shijet e tij. Shikoni se çfarë ndodh me atë që quhet rilindje urbane, shikoni se çfarë ndodhi me përmbytjet, që demonstrohej një shoë, por jo asnjë ndihmë nuk po i jepej qytetarëve”, tha Bejko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco