Zgjedhja e Kryeprokurorit/ A u përdorën ekspertët e Euralius dhe Opdat për proçedurën...

Zgjedhja e Kryeprokurorit/ A u përdorën ekspertët e Euralius dhe Opdat për proçedurën...

16:43, 21/11/2017
A+ Aa A-

Sot në media ka qarkulluar mendimi i ekspertëve të Euralius dhe Opdat në lidhje me përfundimin e mandatit të Adriatik Llallës si Kryeprokuror dhe proçedurat që duhen ndjekur për zgjedhjen e pasardhësit të tij.

Dokumenti i plotë duket se i jep zgjidhje situatës së krijuar kur Kuvendi nuk ka nisur asnjë proçedurë për zgjedhjen e kryeprokurorit, pasi mandati i Llallës përfundon më 3 dhjetor, dhe në kushtet kur KLP nuk është ngritur, zgjidhja që mbetet për të mbushur vakuumin është zgjedhja e një prokurori  të përkohshëm.

Në kushtet ku ndodhemi, Kuvendi nuk ka nisur asnjë proçedurë për zgjedhjen e pasuesit të Llallës, çka do të thotë se Komisioni i Ligjeve nuk ka marrë në shqyrtim asnjë kandidaturë apo situatë mbi të cilën duhet të operojë Kuvendi.

Mazhoranca ka paralajmëruar zgjidhjen e situatës në seancën e 30 nëntorit, pra pas 9 ditësh, ndërsa sipas Kushtetutës i gjithë proçesi duhej të kishte nisur në datën 3 nëntor, pra 1 muaj përpara mbarimit të mandatit të  kryeprokurorit që është në detyrë.

E çuditshme është se kujt i drejtohet raporti i ekspertëve të Euralius dhe Opdat në kushtet që Kuvendi nuk ka nisur asnjë proçedurë?

Nëse Komisioni i Ligjeve do të kishte nisur proçedurat, atëherë ai mund të kërkonte edhe mendimin e ekspertëve, qofshin vendas apo të huaj. Por në kushtet kur zyrtarisht nuk ka nisje proçedure, të paktën publikisht nuk është deklaruar asgjë, duket se ekspertëve i është kërkuar mendimi jo zyrtarisht, ndoshta nga deputetë të mazhorancës, dhe më pas ai ka qarkulluar në media.

Nëse merret e mirëqënë kjo hipotezë, atëherë duket se Kuvendi do të shkojë drejt faktit të kryer, për të zëvendësuar Adriatik Llallën përmes një kandidature që do të votohet me shumicë të thjeshtë votash, me një mandat të përkohshëm, deri në ngritjen e KLP-së, që do të çelë një tjetër proçedurë për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. 

/Gjergji Koja-syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu21/11/2017 18:02

keta te haujit do ken marr no nje lek nga hashashi se ska mundesi

Shto koment

Denonco