5 pyetjet që e ‘gozhduan’ dhe nuk morën përgjigje nga Saimir Tahiri

5 pyetjet që e ‘gozhduan’ dhe nuk morën përgjigje nga Saimir Tahiri

16:44, 21/10/2017
A+ Aa A-

Seanca e Komisionit të Mandateve në Kuvend e mbajtur gjatë paradites së sotme kishte shumë debat dhe akuza politike. Në çdo moment të mundshëm, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sulmonte opozitën, duke tentuar ta kthente debatin në politikë dhe jo në fakte e prova siç kërkonte prokuroria.

Por në një moment Saimir Tahiri u vu ‘gozhdua’.. Kur ai mërmëriti, nuk diti të japë asnjë përgjigje dhe madje kërkoi ndihmën e Gramoz Ruçit duke krijuar kakofoni.

Ky ishte momenti kur deputeti i PD-së Eduart Halimi hartoi pesë pyetjet asgjësuese për ish- ministrin. Duke qenë se as Tahiri dhe as avokati i tij Hajdari nuk pati asnjë përgjigje për to, ju mund ti shikoni vetëm më poshtë.

E Para: Grupi kriminal i strukturuar i Habilajve ka trafikuar të qetë me skaf, me gomone, me peshkarexhë dhe me makinë drogë dhe armë. Sot a jeni të bindur ju vetë se ka prova të mjaftueshme se makina AA 003 GB është përdorur për trafik?! Bazuar në dosjen jo të prokurorëve shqiptarë që ka paragjykime, po në dosjen e gjyqtarëve të Katanias?

E dyta: A jeni i bindur ju sot se Habilajt përfaqësojnë së paku një familje kriminale që për 4 vjet kanë trafikuar drogë dhe armë dhe që për 4 vjet policia nuk trokiti po sipas përgjimeve segmente të policisë dhe politikës ishin pjesë?

E treta: Dritan Zagani u hapi luftë dhe i denoncoi publikisht duke rrezikuar jetën e vet, të gruas dhe tre fëmijëve, sot si deklaroheni fajtor apo i pafajshëm që burgosët Zaganin?

Kush është llumi në këtë histori?! Ata që e lanë familjen klanin kriminal Habilaj nga shtator 2013-shtator 2017 që të lëvizte lirshëm drejt Italisë, policia shqiptare, politika shqiptare apo policia italiane që për 4 vjet e përgjoi dhe e çoi para drejtësisë?!

E katërta: komisar Zagani ka pasur luftë të hapur, kryeministri e quajti zagar përveç burgosjes, nga ana tjetër ju nuk bëtë asnjë veprim të vetëm për të çuar Habilajt para drejtësisë.

Sot ato që tha Zagani dolën tërësisht të vërteta! Nëse ju dhe kryeministri Rama do mbanit anën e komisar Zaganit ju gjykoni se Habilajt do trafikonin këto 2 vjet? Kush është llumi në këtë mes?! Ju që mbajtët anën e Habiljat apo komisar Zagani?!

E pesta: Ka provë se një nga anëtarët e Habilajt ka ardhur në Tiranë dhe ka biseduar me shefin e madh, koha rezulton me aksionin Fundi i Marrëzisë. A ka pasur Habiljat dorë në luftën kundër lojrave të fatit?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tani21/10/2017 18:03

Thuthuqi di shume ne teper dhe shyqyr qe e hap gojen me kujdes... Po nuk ia vlen te behesh pjese e jesaj farse pavaresisht pozicionit

Shto koment

Denonco