Ja arsyeja/ Llalla nuk e takon sot Saimir Tahirin

Ja arsyeja/ Llalla nuk e takon sot Saimir Tahirin

13:49, 17/10/2017
A+ Aa A-

Sot nuk do të ketë takim mes kreut të Prokurorisë Adriatik Llalla dhe ish-ministrit Saimir Tahiri.

Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme kanë bërë të ditur se për shkak të angazhimeve, kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do ta takojë sot ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky i fundit kishte kërkuar sot të takohet me kreun e institucionit të akuzës, Adriatik Llalla.

Mendohet se shkak për kërkesën e Tahirit mund të jetë arrestimi i të afërmve të tij në shtetin italian dhe shkrimet e botuara gjatë ditës së sotme në shtypin italian për implikimin e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco