Basha: Edi Rama është i lidhur personalisht me bandat që po terrorizojnë vendin. Beteja jonë do vazhdojë

Basha: Edi Rama është i lidhur personalisht me bandat që po terrorizojnë vendin. Beteja jonë do vazhdojë

21:21, 12/10/2017
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar mbrëmjen e sotme sërish për atë që ka ndodhur paradite në Kuvend, ku kreu i Kuvendit i ndërpreu fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha dhe më pas nuk i dha fjalën deputetit Flamur Noka, i cili e kërkoi për procedurë.

Basha u shpreh se Ruçi ka marrë udhëzime nga vetë Edi Rama që të vazhdojë në këtë mënyrë, që të mos i japë fjalën opozitës, sepse ka frikë nga denoncimet për lidhjet personale të Edi Ramës me bandat që po terrorizojnë vendin, nga Elbasani, Lushnje, Durrës, Shijakt, Vlorë e qytete të tjera.

Pjesë nga intervista e Bashës me Blendi Fevziun:

Ka një përpjekje të qëllimshme Edi Ramës që të bllokojë denoncimet e lidhjeve të tij me krimit.

Sot në Shqipëri nuk sundon qeveria, nuk ka kontroll policie, por krimi. Ky është fakt që shqiptarët e shohin përditë. Ngjarja e tmerrshme në Lushnje, nuk është as hera e parë dhe as e fundit që ndodh këto muajt e fundit. Edhe në Vlorë, u dëmtua një fëmijë, në Lushnje u dëmtua një i moshuar. Qytetet tona i sundon me dorë të hekurt, krimi.

Edi Rama i ka kërkuar Gramoz Ruçit që të bëjë një strategji, atë të mbylljes së gojës  së opozitës, duke përdorur dhunën e kartonëve.

Sali Berisha e ka marrë fjalën për procedurë, për ligjin e ‘pakicave’ dhe gjatë këtyre 2 minutave Edi Rama ka përdorur një fjalor rrugaçëror. Flamur Noka kërkoi të merrte fjalën që ti thoshte Gramoz Ruçit që të dënohej Rama.

Ruçi jo vetëm që nuk i dha fjalën, por e çoi në përjashtim të tij. Kjo është një skemë për ti ikur debatit.

Si do të vazhdojë opozita shqiptare? Dhe për krimin, sidomos për Elbasanin keni reaguar 1 javë me vonesë....

Për të dytën, kjo është një gënjeshtër e pastër. I pari që ka denoncuar faktin për Elbasanin, kam qenë unë. Korrespondentët heshtën. Heshtën mediat, deri sa unë në Fb denoncova faktin se makina e policisë ishte goditur nga Suel Çela dhe Sokol Sanxhaktari. Ambasadori Lu e ka thënë 1 javë pas meje.

Edi Rama nuk po e zbaton rregullore, por po e shkel, pikërisht që të mos ketë debat, i friket publikimit të lidhjes së tij personale me krimin, me kriminelët që po sundojnë vendin.

Ne do të luftojmë për të drejtën tonë, që është e garantuar nga Kushtetuta. Gramozi prandaj është vendosur aty për të bllokuar fjalën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco