Byroja përjashton Flamur Nokën 10 ditë nga aktivitet parlamentare

Byroja përjashton Flamur Nokën 10 ditë nga aktivitet parlamentare

20:19, 12/10/2017
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka përjashtohet 10 ditë nga aktivitet parlamentare.

Kështu ka vendosur Byroja e Kuvendit, që u mblodh pasditen e sotme pas kërkesës së kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura. 

Noka u përjashtua nga seanca e sotme për pushtim të foltores së Kuvendit, pasi kërkonte të merrte fjalën për procedurë, ndërkohë që sipas Ruçit, ishte në shkelje të rregullores

Më hertë, vetë Ndoka tha se nga Parlamenti dihet të përjashtohej kryeministri Edi Rama, që përdori fjalor rruge në sallën e Parlamentit dhe jo ai.

"Turpi i këtij Parlamenti sot është të përjashtosh një deputet pse kërkon fjalën për procedurë dhe pse insiston për një të drejtë të tij", shtoi ai.

"Ata mendojnë se nëpërmjet këtyre metodave do të shantazhojnë opozitën për t’i mbyllur gojën. Këtë që po ju them ju, ia paraqita Byrosë", tha deputeti pasi doli nga mbledhja e Byrosë së Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco