Basha: Kemi fakte konkrete për lidhjet personale të Ramës me krimin, 'masha' e tij po e shtyn debatin

Basha: Kemi fakte konkrete për lidhjet personale të Ramës me krimin, 'masha' e tij po e shtyn debatin

13:32, 12/10/2017

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar qartë sot se ndërprerja e seancës parlamentare nga Ruçi është i qartë: Synimi i tyre është të mos ketë debat për lidhjet personale, e theksoj, personale, të Edi Ramës me krimin. 

"Ka një synim, - tha Basha, -  që të mos ketë debat për çështjen e zgjedhjeve, për krimin që ka nën kontroll qytetet kryesore, siç ndodhi në Lushnje, në Elbasan, Fier, Lezhë, Dibër, Tepelenë. Edi Rama ka frikë nga përballja me të vërtetën dhe këto banda sot kanë nën kontroll vendin. 

Është e dyta javë që PD-ja është në gjendje të ballafaqojë Ramën për lidhjet e tij personale – kjo nuk është metafore – personale -  të Edi Ramës me krimin e organizuar shqiptar.

Edi Rama e di këtë sepse ne e kemi paralajmëruar ndaj lus çdo media dhe gazetar të ndershëm të thotë të vërtetën siç është.

Ruçi shkeli rregulloren duke kërkuar përjashtimin e Nokës, sepse ky i fundit kërkoi respektimin e nenit 49 dhe i lutem medias të mos spekullojë. Z. Noka u çua për të kërkuar respektimin e rregullores sepse gjatë kohës që z. Berisha fliste, Edi Rama përdorte fjalor të ndyrë, fjalë që nuk mund t’i them.

Fjalët e Edi Ramës ishin fjalë rrugaçërore. Fjalë prej rrugaçi, prej vagabondi pa edukatë dhe për këtë deputeti i opozitës kërkoi fjalën që të paralajmëronte për fjalorin. Dhe Ruçi e mbulli seancën.

Ata nuk duan debat, kanë frikë. Synimi i tyre është të mos ketë debat për lidhjet personale të Edi Ramës me krimin.

Opozita ka detyrë të thojë fjalën e saj, ka detyrën e saj të mbrojë të drejtën themelore të qytetarëve, një parlament ku opozita ka të drejtë të thojë fjalën e saj dhe kur nuk ka demokraci, s’ka rregulla demokratike. Kjo është për t’u thënë qytetarëve të zgjohen se jemi pranë një gjendjeje të rëndë. Nuk ëhstë rastësi që krimi bën ligjin dhe krimi merr jetë.  Nuk është rastësi, por pasojë e drejtpërdrejtë e bashkëpunimit të kryetarit të qeverisë dhe në këtë moment kontrollin e ka krimi. Ne kemi fakte konkrete dhe Edi Rama me “mashën” e  tij ia ka dalë të shtyjë debatin."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Plaku 12/10/2017 17:44

Ouuuuu. Po c pret ateher. Me vrap ne prokurori. A c na moren me qaf budallenjt. Akoma bejn politik si para 20 vitesh. Keshtu vazhdoni se nga fitorja ne fitore do vini.

Shto koment