Lojtarët e Bayern shpërthejnë kundër arbitrave: E turpshme, gjithmonë ndodhin këto gjëra në Madrid

Lojtarët e Bayern shpërthejnë kundër arbitrave: E turpshme, gjithmonë ndodhin këto gjëra në Madrid

10:11, 09/05/2024

Thomas Müller bëri deklarata të forta pas eliminimit të Bayern Munchen nga Real Madrid. Gjermani kujtoi episode të tjera polemika që kanë ndodhur në ndeshjet mes këtyre dy ekipeve.

“Kur luan kundër Realit gjithmonë ndodhin gjëra të çuditshme. Fatkeqësisht, këto gjëra ndodhin shumë shpesh në Madrid.

Më ka ndodhur edhe në vitin 2017, me dy gola të Cristianos”, deklaroi sulmuesi, duke iu referuar aksionit të fundit të ndeshjes, ku anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje, para se De Ligt të dërgonte topin në rrjetë.

“Arbitri nuk shkoi as në VAR. Është shumë e çuditshme që i ra bilbilit aq shpejt”, shtoi Muller.

 

Ndërsa mbrojtësi De Ligt tha: “Të gjithë i dimë rregullat dhe është e qartë që nëse nuk është pozicion jashtë loje evident, duhet ta lësh aksionin të përfundojë.

Ishte e turpshme. Edhe goli i Joselu ishte pothuajse pozicion jashtë loje, por e la aksionin të përfundonte dhe më pas e verifikoi… ndërsa në rastin tonë, jo. E pabesueshme.

T’i biesh bilbilit në një aksion të tillë, në minutën e fundit, është një gabim i rëndë. Nuk e di nëse ishte pozicion jashtë loje apo jo, por nëse nuk e rishikon dot, nuk do e dimë kurrë. Anësori më kërkoi falje, e pranoi gabimin”, shtoi De Ligt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco