Fabrizio Romano zbulon planin e Armando Brojës për të ardhmen

Fabrizio Romano zbulon planin e Armando Brojës për të ardhmen

18:03, 07/05/2024

Armando Broja do t’i japë lamtumirën Chelseat këtë verë, me idenë për të mos u kthyer më te blutë.

Pak a shumë ky qëndrim i sulmuesit shqiptar dihej, pasi blutë nuk e shohin si pjesë të planeve të tyre.

Por tashmë edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka insistuar se kjo hipotezë do të bëhet realitet.

“Armando Broja do të largohet nga Chelsea në mënyrë përfundimtare këtë verë. Plani është të ndahet me klubin këtë verë në mënyrë të përhershme, pasi të kthehet nga huazimi nga Fulhami.

Sulmuesi numër një shqiptar është përsëri në listën e klubeve të ndryshëm në Europë dhe Premier Ligë, që e shohin atë si opsionin kryesor për dritaren e transferimit të verës”, shkruan Fabrizio Romano në postimin e tij në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco