PSG-Dortmund/ 'Parc des Princes' njeh në mbrëmje finalistin e parë të Champions League

PSG-Dortmund/ 'Parc des Princes' njeh në mbrëmje finalistin e parë të Champions League

11:30, 07/05/2024

 

Sot në mbrëmje, të martën në orën 21:00, PSG do të presë në shtëpi skuadrën gjermane të Dortmund, aty ku stadiumi “Parc des Princes” do të shohë një spektakël të vërtetë ndërmjet dy skuadrave të cilat dhurojnë spektakël.

Dortmund triumfoi në aktin e parë me rezultatin minimal, 1-0, në një ndeshje të mahnitshme me plot raste dhe emocione. Në mbrëmje, Mbappe me shokë do të tentojnë të përmbysin shifrat dhe të marrin biletën e fundit e cila të çon në finalen e Champions League, por do të kenë përballë një Dortmund të përgatitur e të etur për të shkuar në betejën e fundit të këtij eventi.

Sigurisht, stadiumi do të jetë i mbushur në maksimum, me Mbappe i cili ka të gjithë vëmendjen e fansave, pasi francezi ka misionin e fundit për të përmbushur me klubin e Parisit, të fitojë trofeun e Champions League e më pas të largohet nga skuadra me kokën lartë, ku me shumë gjasa do të veshë fanellën e Real Madrid.

Por këtë mision ka edhe Marco Reus, lojtari legjendar i verdhezinjve, i cili njoftoi pak ditë më parë largimin e tij nga Dortmund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco