Yjet që nuk do të luajnë në Euro 2024

Yjet që nuk do të luajnë në Euro 2024

20:07, 06/05/2024

Disa lojtarë të profilit të lartë tashmë është e konfirmuar që nuk do të paraqiten në Euro 2024, ndërsa një pjesë e tyre do të jenë në garë me kohën që të rikuperohen nga lëndimet e tyre për të udhëtuar në Gjermani.

Euro 2024 po afrohet, dhe ndeshja hapëse do të luhet më 14 qershor.

Ky është një lajm shumë i mirë për tifozët, por për disa trajnerë dhe lojtarë është një shqetësim, pasi koha po mbaron për disa yje që të rikuperohen nga lëndimet.

Natyrisht, disa talentë të jashtëzakonshëm tashmë janë të përjashtuar nga kjo garë shkaku i lëndimeve të rënda, më saktësisht nga këputja e ligamentit ACL  që ka qenë një lëndim shumë prezent në botën e futbollit.

Sidoqoftë, një pjesë e lojtarëve mbeten optimist sa i përket mundësive të tyre që të përfaqësojnë shtetin e tyre.

Lista e disa lojtarëve të mëdhenj të futbollit që do të mungojnë në Euro 2024:

David Alaba (Austri)

Domenico Berardi (Itali)

Sven Botman (Holandë)

Thibaut Courtois (Belgjikë)

Lewis Ferguson (Skoci)

Gavi (Spanjë)

Lucas Hernandez (Francë)

Reece James (Angli)

Christopher Nkunku (Francë)

Ivan Perisic (Kroacia)

Paul Pogba (Francë)

Luke Shaw (Anglia)

Raheem Sterling (Anglia)

Jurrien Timber (Holanda)

Sandro Tonali (Italia)

Ben White (Anglia)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco