BNE kualifikohen direkt në nivelin “Legends” në Majorin e Parisit

BNE kualifikohen direkt në nivelin “Legends” në Majorin e Parisit

14:22, 09/04/2023

Ekipi i CS:GO nga Kosova, Bad News Eagles, arriti fitoren e katërt në kualifikimet e “Blast.tv Paris Major 2023”, pasi mposhtën ekipin Gamer Legion me rezultatin 2-1.

Dueli i parë u zhvillua në Mirage, ku sinnopsyy, rigoN, juanflatroo, gxx- dhe SENER1, u treguan bindshëm më të mirë duke e mbyllur me shifrat 16-7, ndërsa me shifrat 16-14, Bad News Eagles pësuan në Ancient.

Dueli i tretë dhe vendimtar u zhvillua në Vertigo, ku BNE triumfuan me shifrat 16-7.

Shqiponjat kosovare me fitoren e djeshme ndaj FAZE siguruan pjesëmarrjen në Majorin e Parisit që do të zhvillohet nga 8 deri më 21 maj, por me triumfin e sotëm kanë kaluar direkt në nivelin e dytë të garës, “Legends”, ku marrin pjesë 16 ekipet më të mira të garës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco